Gjermeni: Media aleat në punën tonë edhe kur bën opozitën

“Media është aleati në punën tonë të vështirë edhe kur ajo bën opozitën”. Me këto fjalë, ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni iu drejtua gazetarëve, në një pritje që zhvilloi për ta, në ditët e fundit të vitit. Pasi përmendi punën e ministrisë që ajo drejton, Gjermeni garantoi se brenda vitit 2016 Shqipëria do të ketë të parat plane që rregullojnë territorin. Duke uruar Krishtlindje të gëzuara e një vit të ri të mbarë për të gjithë, ajo kërkoi mbështetjen që media të pasqyrojë punën e ministrisë së Zhvillimit Urban, duke shtuar se është një punë e vështirë dhe me plot sfida.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)