DURRËS - Ministria e Turizmit Englantina Gjermeni, e shoqëruar nga stafi i saj si dhe administrata vendore ka vizituar paraditen e sotme  vijën bregdetare në plazhin publik të Durrësit, për t'u njohur nga afër me punën e deritanishme. 
 
E shoqëruar nga kryebashkiaku i Durrësit Vangjush dako,  Gjermeni preku nga afër problematikat e investitorëve si dhe u njoh drejtpërsëdrejti me opinionin e pushuesve për shërbimet në këtë zonë turistike. Sipas saj mbetet e rëndësishme  që turistëve t'i ofrohen kushtet e duhura, me qëllim që të kenë pushime sa më të mira, përfshirë këtu dhe ndërtimin e nyjeve higjeno-sanitare.
 
Nga terreni kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, tha se bashkia mbetet e angazhuar për t’i dhënë pushuesve kushte më të mira, për një sezon të suksesshëm.
 
Pas Durrësit ndalesa e radhës së ministres së turizmit do të jetë bregdeti i jugut, me qëllim inspektimin e punës së bërë deri tani  nga njësitë vendore , për një sezon turistik sa më të pastër
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)