Ministrja e Zhvillimit Urban ka zhvilluar një takim me ambasadorin italian në Shqipëri, Alberto Cutillo, dhe ka njoftuar se javën e ardhshme do të fillojë hartimi i planeve vendore në 26 bashki. 
 
"Javën e ardhshme 26 bashki do të nënshkruajnë kontratat me studiot vendase e të huaja për hartimin për herë të parë të planeve të përgjithshme vendore. Në takimin e parë me ambasadorin e ri të Italisë, në vendin tonë, Alberto Cutillo, kryediplomati i vendit fqinj shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar nëpërmjet ekspertëve, për hartimin e këtyre planeve dhe jo vetëm. Mirënjohje për mbështetjen që Italia ka dhënë deri më tani për procesin e integrimit, por edhe për projekte të tilla si, urbanizimi i zonave informale apo përpunimi i mbetjeve urbane"-thuhet në faqen zyrtare të ministres Gjermeni. 

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)