Gjesti që kthen besimin tek njerëzimi, ambulanca e bllokuar në trafik, shoferët e automjeteve i hapin rrugën për 15 sekonda në Britani

Gjesti që kthen besimin tek njerëzimi, ambulanca e bllokuar në trafik, shoferët e automjeteve i hapin rrugën për 15 sekonda në Britani

Momenti kur shoferët i hapin rrugën ambulancës

BRITANI E MADHE-  Kemi parë shpesh ambulanca të ngecura në trafik dhe shoferë të papërgjegjshëm, por ajo çka ndodhi në një qytet të Britanisë, Bracknell është shumë prekëse.

Teksa trafiku ishte në kulimin e tij në një rrugë të qytetit britanik, mes radhës së gjatë të makinave ishte edhe një ambulancë.

Menjëherë sapo drejtuesit e automjeteve zbuluan se mes tyre ishte edhe një ambulancë, ata dolën nga makinat dhe “pastruan” rrugën nga konet dhe shenjat rrugore, të cilat bllokonin korsinë, në të cilën mund të ecte ambulanca.

Në videon që tashmë po bën xhiron e botës, duket puna në grup që bëjnë shoferët e makinave të ndodhura aty, të cilët për 15 sekonda arritën t’i hapnin rrugën ambulancës në mënyrë që ajo të ecte përsëri.

Videoja u shpërnda në rrjetet sociale nga vëllai i shoferit të ambulancës duke shkruar “A nuk ju kthen besimin tek njerëzimi? Një bravo për ata njerëz!”.

Gjesti i veçantë i shoferëve ka bërë shumë përshtypje në botë, duke prekur zemrën e çdo njeriu që e sheh.

 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Aktpadi ndaj 11 republikanëve që deklaruan në mënyrë të rreme se Trump i fitoi zgjedhjet në Arizona në vitin 2020

Aktpadi ndaj 11 republikanëve që deklaruan në mënyrë të rreme se Trump i fitoi zgjedhjet në Arizona në vitin 2020