Gjet Ndoj:Licenca e privatit?Vendim
i nxituar, rrezikohen arkivat e shtetit

Gjet Ndoj:Licenca e privatit?Vendim<br />i nxituar, rrezikohen arkivat e shtetit<br>
Rregullorja “Për Licensimin e Arkivave Privatë”  që i bashkëlidhet Vendimi Nr. 35, datë 24.1.2018 të Këshilllit të Ministrave për privatizimin e arkivave, ka shkaktuar debate mes specialistëve të arkivave të cilët ngrenë shqetësimin e tyre se ky është një vendim që rrezikon pasurinë arkivore. 

Gjet Ndoj, ish drejtori i Arkivës së Shtetit, i larguar nga ky post dy vjet më parë, në një intervistë për “Shqiptarja.com” shpreh shqetësimin e tij duke e quajtur lejimin e privatit të veprojë në Arkivin e Shtetit një “vendim të nxituar dhe të rrezikshëm për arkivat.

Dy ditë më parë studiuesi Kastriot Dervishi ka replikuar me një shkrim të botuar në “Shqiptarja.com” se vendimi i qeverisë ligjëron veprimet mbi dokumentacionin shtetëror, “Do ketë humbje të mëdha dokumentesh, dosjesh dhe çorganizim””, ka thënë Dervishi. Frikën e humbjes së dosjeve e përmendin edhe ish drejtorë arkivash apo arkivistë të tjerë të njohur.

Ndërkohë Gjet Ndoj edhe pse e quan një hap përparimtar privatizimin e arkivave, duke iu referuar rregullores has në probleme për të cilat shprehet më qartë në këtë intervistë. 

Intervista
Një vendim i miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, në datën 24 Janar 2018 për “Për Licensimin e Arkivave Private” ka ngjallur polemika e diskutime nga specialist të arkivave, lidhur me rregulloren bashkangjitur këtij vendimi. Cili është mendimi juaj?

-Fjala e parë që duhet të them është pozitive se është hedhur një hap ndoshta në kohën e duhur për krijimin e arkivave private në Shqipëri. Krijimi i arkivave private është i njohur me ligj, që në ligjin për Arkivate 91/54 të vitit 2003, porn ë atë kohë nuk nuk kishte pasur asnjë kërkesë për të krijuar një arkivë private nga një person i caktuar në Shqipëri, që të merrej një inciativë e tillë. Unë e vlerësoj si rrethanë pozitive nismën.

Arkivat privatë janë pjesë e rrjetit kombëtar arkivor, dhe uën kam shkruar shumë të dhëna në librin tim që sapo është botuar “Arkivat Shqiptare”, ku kam pasqyruar frymën ligjore në detaje. Akoma nuk kemi ngritur një institucion privat në Shqipëri. Arkivat private ushtrojnë veprimtarinë e tyre derisa sa lincesohen në këshillin e lartë të arkiave. Propozimin e bënë drejtoria e Përgjithshme e arkiave. Natyrisht dhe deri këtu jemi në rregull në kontekstin ligjor.

Ajo që vihet re tek rregullorja që është miratuar, në pika të caktuara të saj, është guximi për të hartuar disa pika që kanë të bëjnë me përpunimin e dokumentave nga privatë të njësive të enteve publike shtetërore. Është një iniciativë e tepëruar, e pajustifikuar. E marrim nga ana ana praktike, buxheti i shtetit do të harxhoj më shumë para për të përpunuar dokumentet të rëndësisë së madhe shtetërore.

Kjo riskon shumë në dëmin e fondeve dokumentare. Nga ana tjetër shteti, duke u dhënë hapësirë arkivave private, shteti do shpenzoj më tepër tek arkivi privat sesa tek punonjësit e  tij. Avantazhi do ishte që arkivat private të merreshin me dokumentat e fondkrijuesit.  Nuk duhet në asnjë rrethanë që asnjë arkiv privat ta bëjë këtë proces.

Pra ju keni vërejtje për rregulloren e lincesimit?
-Në rregullore është parashikuar që arkivat privat të merren me përgatije dhe dorëzim procesverbalesh tek arkivi shtetëror. , Kjo është e ekzagjeruar dhe mbart riskun  e dëmtimit të arkivit kombëtar. Rregullorja presupozon që arkiva private ka kontraktuar me fondkrijuesit shtetëror dhe ka të drejtë që t’u bëhet edhe dorëzimi dhe duke bërë punë deri në asgjësimin e dikumentave.

Asgjësimi nga provati çfarë problemesh sjell?
Asgjësimi është një process normal në arkiva, kur rezulton se ka  dokumenta që nuk kanë asnjë rëndësi. Komisioni i Lartë vendos asgjësimin e tyre. Këtë  e bëjnë institucionet shtetërore arkivore, por që ta bëjë një arkiv privat për fondet arkivore shtetëror është e papranueshme dhe panevojshme, sepse arkivat shtetërore kanë punonjës, kanë specialistë, si arkivi I shtetit dhe arkivat e sistemit si Presidenca, Ministria e Jashtme, Shërbimi Informativ i Shtetit, I Filmit, e të tjerë.

Ata kanë të gjithë ekspertizën e duhur për të bërë, jo vetëm përpunimin dhe dorëzimin nga fondi shtetëror, dhe nuk ka nevojë për punonjës privatë. Nuk e kuptoj ku është identifikuar kjo nevojë për të marrë sipërmarje të tilla, që arkivi privat të fus hundët në fondet shtetërore. Nga ana tjetër ky është risk i madh për të dënmtuar dokumentat, ndërkohë që shteti nuk ka asnjë përfitim. Ndërsa risku është shumë i madh për të humbur shteti dhe interesi public.

-Nganjëher bizneset e mbështesin shtetin, është e njëjta gjë nëse arkivi privat licensohte si biznes?
-Privati nuk punon falas, privati do kërkojë gjithmonë më shumë sesa janë fondet e punonjësve të arkivave. Natyrisht shteti le ta bëjë, por humbja në këtë rast është jo vetëm financiare, por unë paralajmëroj se humbja e dokumentave është pashmangshme. Nuk mundet që asnjë arkivë private të konkurrojë me punonjësit që janë marrë rishtas me specialistët e shtetit.  Lincemimi i arkivave privat është i parakohshëm dhe i panevojshëm.  

Ndoshat terma të tilla si përpunimi i dokumentave janë të vështiar për t’u konceptuar nga publiku. Si mund të shpjegohet më thjesht ky process?
-Përpunimi i këtyre dokumetave ka të bëjë me gjithë dokumantacionin vendimtar që prodhon një institucion shtetëror dhe privat. Shpeshherë përdoret kronologjia në kriterin e përpunimit, mund të përdoret tipologjia e dikumenteve për krijimin e dosjeve ose të fondit apo mbi bazën e përmbajtjes që ka dokumenti. 

Interesi është që gjatë përpunimit të fondkrijuesve shtetërorë, apo aq më tëper të kalohet nga privati riskon dëmtimin e fondeve arkivore, asgjë pozitive nuk shoh. Dhe nga ana tjetër, nuk sjell asgjë në interes publik apo shtetëror, sepse dihet që privati që të punojë kërkon më shumë se çdo institucion tjetër.

Si veprohet për asgjësimin e diokumentave sipas ligjit?
Me asgjësimin e dokumentave  tek lista e veçimit mund të merren privatë, por këto vendosen nga komisioni i ekspertizës, dhe komsioni bën vlerësimin e dokumentacionit, për një dokument që është i veçuar, por që shihet se s’ka interes, ky vecohet dhe asgjësimi bëhet me procesverbal. 

Abuzimi me asgjësimin mund të jetë  i ulët pasi bëhet veçimi me proceverbal, ndërsa gjatë procesit të përpunimit, mund  të bëhen abuzime, mund të humbasin me qëllim ose padashje dokumemta, sepse bie përgjegjshmëria, ndërgjegjia dhe përkushtimi në krahasim me përgjeshmërinë e institucionit arkivor shtetëror. Dhe në këtë rast asgjë nuk është në favor të shtetit se privati e bën punën duke tenderuar dhe merr buzhet më tepër se çdo punonjës arkivi.

Në VKM shkruhet se propozimi është bërë nga drejtori AQSH pse nuk e propozuat ju kur ishit vet në drejtim?
-Nuk kam pasur asnjë kërkesë që të futem në këtë çështje, që të nxisja stafin tim për të hartuar një rregullore. Dhe duke mos pasur asnjë kërkesë, nuk e kam çmuar të aryeshme.  Ndërsa pse e bëri drejtori aktual, unë nuk i di rrethanat, dhe le të pyesim atë.

Thelbi është ky: Ti japësh inciativë arkivit privat për t’u marrë me proceset e dokumentave në arkivat shtetërore është një hap i ekzagjeruar dhe riskon dëmtimin e dikumentave shtetërore.  Drejtoria e përgjithshme është institucioni shtetëror suprem për ruajtjen e  arkivave dhe me sistemin e saj. Asnjë  pasuri e patjetërsueshme nga fondet e  arkiavve nuk i jepet privatit që të fus hundët.

gjet ndoj

gjet ndoj

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi