Gjici: Hap fals me Tiranën! Për Dukën të gëzojnë gjithë shqiptarët

Kukësi mori një goditje të fortë në luftën për titull kampion këtë fundjavë pasi verilindorët tashmë e shohin veten -8 pikë nga Partizani kryesues. Në një intervistë për “Report TV” presidenti i klubit Safet Gjici shprehet se pavarësisht investimeve të mëdha dhe rezultateve jo të mira trajneri do vijojë të ketë besimin e tij.

“Ishte një hap shumë fals me Tiranën nuk e besonim kurrë që do humbnim. Njerëzit dhe gabojnë, edhe trajneri, por me një të gabuar nuk mund të themi se trajneri nuk e ka besimin tim. Të gjithë gojët e liga që thonë e hoqi sot e hoqi nesër e kanë shumë gabim.”

Gjici gjithsesi ka një këshillë për trajnerin Cungu,  i cili sipas tij nuk ka qenë aq afër sa duhet me skuadrën.

“Pres që trajneri të rri më afër ekipit dhe mos të shkojë çdo ditë në Shkodër. Mos të lëvizë çdo ditë vajtje ardhje, por të rri këtu në Tiranë. T’i përkushtohet ekipit se është një ngarkesë e madhe të shkosh çdo ditë në Shkodër.”

Ndeshjet larg qytetit të Kukësit sipas Gjicit e kanë penalizuar skuadrën, ndërsa shton se për stadiumin punimet do nisin shumë shpejt.

“Po të kishim luajtur në Kukës të jeni të bindur se sot do ishim +10 pikë më shumë se Partizani. Besoj se në 15-20 shkurt do të fillojë prishja e godinës së vjetër dhe më pas do nisë me shpejtësi ndërtimi i stadiumit të ri. Do jetë më të gjithë standartet europiane.” 

Ndërkohë lidhur me zgjedhjen e Dukës si anëtar i Komitetit Ekzekutiv në UEFA Gjici shprehet:

“Gjithë shqiptarët dhe gjithë Shqipëria duhet të gëzohet pasi për herë të parë një person nga vendi ynë bëhet pjesë e qeverisë së futbollit Europian. Nga kjo Shqipëria do të përfitojë shumë.”

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xXx: 12/02/2019 22:15

    Nuk gëzon gjithë Shqipëria o Gici gëzojnë ata si puna jote që marrin ndonjë kampionat qyl...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë