Gjigandi turistik amerikan “SILVERSEA”, prek brigjet e Sarandës
TIRANË, 15 Shtator/ATSH-Almarina Gegvataj/- Me rreth 285 turistë në bord, gjigandi turistik amerikan “Silversea Cruise” ka prekur brigjet e Sarandës. Pas përfundimit të ndërtimit të kalatës së re të kroçerave, anija e tonazhit të rëndë me një gjatësi rreth 150 m me nëntë kate, u ankorua pa vështirësi në kalatën e re. Të vlerësuar si […]
Me rreth 285 turistë në bord, gjigandi turistik amerikan "Silversea Cruise" ka prekur brigjet e Sarandës.
Pas përfundimit të ndërtimit të kalatës së re të kroçerave, anija e tonazhit të rëndë me një gjatësi rreth 150 m me nëntë kate, u ankorua pa vështirësi në kalatën e re.
Të vlerësuar si grup turistësh elitarë amerikanë, u sollën në Sarandë përmes një agjensie turistike. Ata erdhën ga Katanja, Itali dhe pas qëndrimit për shtatë orë në qytetin e Sarandës, destinacioni i tyre është Koto në Kroaci.
Turistët u shpërndanë në tetë autobuzë, katër prej të cilëve shkuan në Gjirokastër dhe katër të tjerë në Butrint.
Drejtuesit e anijës turistike amerikane kanë mikëpritur në bordin e tij Kryebashkiakun e Sarandës, Stefan Çipa, i cili e ka quajtur ditë të veçantë që më në fund bëhet realitet fakti që anije të tonazhit të rëndë nga sot e tutje do të ankorohet në kalatën e re, me kushtet speciale të krijuara tashmë.
Kryebashkiaku Çipa është shprehur se Saranda nuk do të ketë më sezon tradicional veror, por do ta ketë atë të shtrirë në kohë.
Kalata e trageteve, e përuruar pak muaj më parë, do të shërbejë vetëm për ankorimin e trageteve dhe krocerave me kapacitet të madh si dhe të jahteve.
Kalata e trageteve në Sarandë, është me parametra bashkëkohorë, ka një gjatësi 180 metra dhe zhytje deri 9 metra thellësi./ATSH/
Sondazhi i ditës:
Marrëveshje në Ohër, po shkojnë Kosova e Serbia drejt pajtimit përfundimtar?
-
Po
48.9%
-
Jo
37.1%
-
Nuk e di
13.9%
Vota total: 1901
Lajme të tjera
-
Krim makabër në Spanjë, 40-vjeçari shqiptar i pret fytin me gotë një spanjolli pas një sherri në lokal! Largohet i qetë me duart me gjak: S’kam bërë asgjë
20 Mars, 10:00
-
Sazan Guri: E përcolla të ndjerin
20 Mars, 09:51
-
Kërcënon Medvedevi: Urdhër arresti nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për Putin do ketë pasoja të tmerrshme
20 Mars, 09:44
-
Një skandal për të cilin flitet shumë pak në Serbi
20 Mars, 09:39
-
Humbja në derbi, trajneri Inzaghi: E papranueshme të quhet goli i Juventusit! Allegri mban qëndrim: Jemi zotërinj, s'flasim për arbitrat
20 Mars, 09:33
-
Pamjet nga aksidenti ku humbi jetën efektivi i policisë në Patos! VIDEO nga mjetet e bëra copash
20 Mars, 09:33
-
Rama sot vizitë në Athinë, pritet të çelë ekspozitën me pikturat e tij! Takime me Mitsotakis dhe Dendias
20 Mars, 09:27
-
Ambasadori amerikan në Kosovë: Zbatimi i marrëveshjes, moment vendimtar për zhbllokimin e së ardhmes së vendit
20 Mars, 09:13
-
Urdhër arresti kundër Putin, Kina-gjyqtarëve në Hagë: Shmangni standardet e dyfishta
20 Mars, 09:08
-
Marrëveshja Kosovë-Serbi në Ohër, Ramabaja në Report Tv: S’është më e mira e mundshme por është pozitive! U shmang një Republika Srpska të dytë
20 Mars, 09:03
-
Vidhet gjatë natës shkolla ‘Ismail Qemali’ në Shkodër, hajdutët arrijnë të marrin vetëm një laptop
20 Mars, 08:44
-
Frika e sindikatave gjermane nga dumpingu i rrogave
20 Mars, 08:34