Edhe pak ditë dhe fillon shkolla. Do të doja që mësuesit të dëgjonin lutjen time, por edhe unë ashtu si Migjeni i madh nuk kam fuqi prej Perëndie, që ti bëj mësuesit tanë, të mos i trëmbin e paragjykojnë nxënësit e tyre. E megjithatë unë, po ja u drejtoj lutjen, mbase dikush do të më lexojë.
Mësues, kur të jeni në klasë me fëmijët përpiquni tu vini në dukje gjërat, që mbajnë mënd nga mësimet e shkuara apo gjërat e reja, që kanë mësuar gjatë pushimeve. Kështu do të ulin shkallën e ankthit e të frikës dhe fëmijët, do të demostrojnë gjithnjë e më lirshëm dijet e tyre. Ankthi (frika iracionale) dhe frika janë të lidhura me mosbesimin e mosvlerësimin e vetes, të cilat janë të lidhura direct me harresën, pasi krijohen në të njëjtën zone trunore.
Mësues, nxitini fëmijët, nxiteni mëndjen e tyre të jetë një process aktiv, ku nëpërmjet energjisë, që i jep procesi i rritjes dhe sëbashku me informacionin, që do të marrë nga ju të fuqizojnë mendjen e tyre, që të fuqizojë mendimin drejtë shkencës, sporteve dhe arteve. Mësues, frika nga shkolla nuk është një frikë dosido. Frika nga shkolla ka të bëjë me aftësinë, për të patur e thënë fjalën e vet secili dhe për të patur kurajon e aftësinë për tu përballur me të panjohurën. Përpiquni mësues të bëni më të mirën edhe pse është vërtet shumë e vështirë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49.1%
-
Jam i/e dyzuar
11.4%
Vota total: 11317
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nga ankthi te çrregullimi i gjumit, ja arsyet përse zgjoheni të lodhur në mëngjes
24 Janar, 13:52
-
Laboratorë Smart për mbi 35 mijë nxënës, do shtohen edhe në 615 shkolla të tjera
24 Janar, 08:51
-
Moti i keq/ Nga sot mësimi i pezullohet përkohësisht në 77 shkolla! Ja lista
13 Janar, 08:42
-
Oriola Marashi flet për betejën me ankthin dhe pasiguritë: U bë tepër e rëndë! Duaje veten për atë që je
22 Dhjetor 2024, 17:04
-
Ushqimet kundër stresit, ç’duhet të hani për të përmirësuar humorin
2 Dhjetor 2024, 15:25
-
Ankthi i mëngjesit, nga se shkaktohet dhe si ta përballoni
29 Nëntor 2024, 08:46
-
Çfarë i shkakton trurit tuaj përdorimi i telefonit në mëngjes
25 Nëntor 2024, 09:06
-
Studimi në Shkodër: Afro 20 për qind e nxënësve bullizohen në shkollë! Shqetësim dhe mungesa e oficerëve të sigurisë
21 Nëntor 2024, 16:16
-
Njerëzit inteligjentë mund të vuajnë më shumë nga ankthi, por pse?
13 Nëntor 2024, 15:41
-
A e dinit? Dhimbja emocionale dëmton trupin tënd më shumë sesa mendoni
22 Tetor 2024, 15:30
-
Njerëzit inteligjentë mund të vuajnë më shumë nga ankthi, por pse?
13 Tetor 2024, 15:17
-
Qeveria synon revolucionin teknologjik, 216 laboratorë të rinj në shkolla! Rama nga ‘Vaçe Zela’: Brenda dy vitesh ‘Smart Lab’ në të gjitha shkollat
11 Shtator 2024, 14:51