Gjiknuri mbyll fushatën në rajonin 1 në Vlorë:  Dilni masivisht në votime, jepini përgjigjen e merituar provokimeve të Metës

Nga rajoni nr. 1 i qytetit të Vlorës ku mbylli fushatën, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri, pati disa mesazhe edhe për Metën.  Ai u bëri thirrje qytetarëve të kenë kujtesë dhe ti përgjigjen me referendum vote thirrjeve të Presidentit për kryengritje.

“Të tjerët nuk kanë shans të kërkojnë votë në Vlorë dhe në duhet të jua heqim këtë shans në Vlorë me votën tonë. Partia Demokratike e ka treguar veten në Vlorë, 8 vite kur ishin në pushtet nuk bënë asgjë për  Vlorën, ‘0’.  E dini shumë mirë, asgjë nuk kanë bërë, mos të them në të kaluarën më të largët që disa tani na kanë filluar dhe evokojnë 97-tën. I dimë shumë mirë qasjet e PD për Vlorën. Në përgjithësi, riciklojnë të njëjtat figura. Ata kanë deklaruar me zë dhe me figurë se projektet e Vlorës do ti lënë në mes. Unë kam takuar shumë të djathtë këtu që janë nga kjo lagje, ju e dini se kjo është lagje historike, një pjesë e tyre mbase nuk kanë qenë mbështetësit tanë. Më kanë thënë: ‘Të shtrëngoj dorën Damian, i them faleminderit Edi Ramës se na rriti  vlerën e gjithë këtyre pronave, kemi qenë të djathtë por do të votojmë për ju se votojmë për zhvillimin’. Ndaj them se nuk ka motiv ta çojmë  votën diku tjetër”, theksoi Gjiknuri.

Unë tani e kam një kundërshtar, vijoi Gjiknuri, kam atë Presidentin e Republikës, i cili na ka ardhur na është ngulur këtu në Vlorë me shtatmadhorinë e tij politike dhe i shqetësuar ngaqë nuk merr dot mandat apo i shqetësuar me pretendimin se opozita na qenka blerë nga Damiani.

“Ja ku a keni të gjithë qytetarët vlonjat, do ta kthejmë datën 25 në një referendum për Ilir Metën për ti thënë se vlonjatët dinë të të respektojnë, të të ulin në sofër, por ti nuk mund ta kthesh sofrën përmbys dhe të bësh thirrje për kryengritje. Ne jemi qytetar evropian, që duan qetësinë duan zhvillimin, ndaj i them Metës ke kërkuar referendum, referendum do të gjesh në Vlorë, Vlora 9 Mandate, votë masive për Partinë Socialiste”, u shpreh Gjiknuri.

Teksa foli rreth projekteve që PS ka bërë në këtë zonë, Gjiknuri iu referua investimit në qendrën historike të rikonstruktuar, ujësjellësin e nisur tashmë që garanton furnizimin me ujë të lagjes Llonxë e Karabash, projekte që gjatë dy mandateve rritën vlerën e pronave të qytetarëve.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës