Çështja e pronave ishte në qendër të diskutimit që drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri zhvilloi me banorë të Himarës. Duke ju përgjigjur interesimit të banorëve për problemin e trashëguar të pronave, Gjiknuri tha se tashmë është bërë e mundur që kjo çështje të vihet në rrugën e zgjidhjes ndërsa procesi i regjistrimit fillestar të pronave po ecën me ritëme të larta prej Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.
“Himara është një vend i bekuar dhe ka parë shumë investime kohët e fundit. Të gjithë janë dëshmitar të trasformimit të madh që po ndodh në Himarë. Natyrshëm, problem kryesor që dilte nga gjithë banorët ishte ecuria e regjistrimit të pronave. Të gjitha qeveritë erdhën, ikën, premtuan por ajo çështje asnjëherë nuk u zgjidh. Ligji i ri që doli vjet në 2020 synon të zgjidhë pjesën më të madhe të problemeve që kanë banorët në këto zona. Procesi tashmë ka filluar dhe është në rrugë të mbarë. Personalisht jam në krahun tuaj, do të jem mbështetësi kryesor juaj në këtë çështje. Këtij procesi do ti rri mbi kokë”, - theksoi Gjiknuri.
Gjiknuri kërkoi mbështetjen e banorëve për të vijuar me projektet e nisura dhe për të ndalur me votë bllokimin e reformave të rëndësishme dhe iniciativave ligjore që kanë ndikuar në zgjidhjen e problematikave madhore të banorëve të zonë.
“Kundërshtarët kanë dalë tani me teorinë do ti rrëzojmë të gjitha ligjet që ka bërë Edi Rama për pronat. Çfarë do të thotë kjo?! Se duhet t’ju themi njerëzve dhe ka shumë shumë rëndësi. Kjo do të thotë kaos! Kthim të abuzimeve siç ka vazhduar me vite dhe këtu kemi një mundësi t’jua shpjegojmë të gjithë njerëzve këtë. Jua them miqësisht, ajo që mbetet dhe ka rëndësi është Himara, është zona juaj dhe pronat tuaja”, u shpreh Gjiknuri.
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.5%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.8%
Vota total: 1544
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë
27 Dhjetor, 14:05
-
Vlorë/ Fusha e mbetjeve përfshihet përsëri nga flakët, zjarrfikësit drejt vendngjarjes! Hetime dhe për zjarrvënie të qëllimshme (VIDEO)
26 Dhjetor, 16:23
-
Albcontrol 39,7 milionë lekë për pajisjet e Kullës së Kontrollit në Aeroportin e Vlorës
26 Dhjetor, 15:35
-
Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim
26 Dhjetor, 15:20
-
Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit
26 Dhjetor, 13:56
-
Zyrtare/ Bruno Telushi rikthehet në shtëpi pas 7 vitesh, firmos me Flamurtarin
26 Dhjetor, 10:55
-
Krimi në familje në Sarandë, e arrestuara shtang hetuesit: Tentova ta vrisja dhe më parë bashkëshortin, nuk kisha arsye!
25 Dhjetor, 15:53
-
Në Himarë babagjyshi vjen nga deti, parada dhe koncerti festiv (VIDEO)
25 Dhjetor, 13:12
-
Çelet tenderi 95 mln lekë për projektin e rehabilitimit të hekurudhës Rrogozhinë-Vlorë dhe lidhjen me aeroportin
25 Dhjetor, 12:39
-
Kreu i Burgjeve dhe kryebashkiaku i Vlorës firmosin marrëveshje: Ndihmë të dënuarve që të riintegrohen në shoqëri dhe për një fillim të ri
24 Dhjetor, 20:29
-
Gjykata Kushtetuese rrëzon ankimimin e partive të vogla për Kodin Zgjedhor: Pretendime të pabazuara, nuk cenohet barazia para ligjit (VENDIMI)
24 Dhjetor, 16:23
-
Emigrantët kthehen për festa! Çdo ditë mbi 1 mijë pasagjerë mbërrijnë në portin e Vlorës
24 Dhjetor, 16:12