Gjiknuri në rajonin nr.5 në Vlorë: Mandati i tretë për të mbaruar punët e  nisura! PD dhe LSI nuk ofrojnë asgjë

Gjiknuri në rajonin nr.5 në Vlorë: Mandati i tretë për të mbaruar punët e  nisura! PD dhe LSI nuk ofrojnë asgjë

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri, zhvilloi një takim me banorët e rajonit numër 5 të qytetit. Teksa është ndalur në projektet për të cilat tha se kanë transformuar zonën, Gjiknuri shtoi se mbështetja për PS-në do të jetë votë pro zhvillimit dhe vijimit të projekteve.

“Kam zgjedhur ta mbuloj vet këtë njësi pasi ka nevojë për vëmendje më shumë, ka nevojë për më shumë investim sepse janë zona periferike. Janë zona që janë krijuar vonë pas viteve 90 dhe kanë  nevojë për një vëmendje të veçantë dhe unë si drejtues politik kam përgjegjësi më të madhe se kolegët e tjerë që ne ti realizojmë këto gjëra. Na duhet mbështetja për Partinë Socialiste dhe Qeverinë. E duam këtë mandat për të mbaruar punët e nisura në Rrugën e Lumit të Vlorës, se shumë  prej jush mund të  jenë edhe prej asaj zone. Më parë as nuk ju binte ndërmend të shkonit në këto fshatra, ju keni ikur nga fshati se ishte aq larg sa dukej sikur shkoje në një shtet tjetër”, theksoi Gjiknuri.

Ndërsa është ndalur edhe te oferta politike e kundërshtarëve politikë, Gjiknuri tha se vlonjatët duhet të votojnë ata që u janë në krah dhe që ju dalin zot për punët e nisura dhe zhvillimin e zonës.

“Krahu tjetër nuk ofron asgjë. Lulëzim Basha është njeri i provuar, ka mungesë totale të lidershipit dhe vendimmarrjes, sa dhe këto lista i bëri me hile. Çoi më shumë kandidat në lista, vetëm të gënjejë njerëzit, t‘ju thotë ju futa emrin në listë. Po ka një gjë të mirë që ka thënë ai Ilir Meta është se Lulëzim Basha gënjen dhe për orën. Megjithëse tani janë bërë bashkë, vjen Presidenti ti japë përgjigje Ramës nga Vlora. Kanë humbur identitetin politik, LSI-ja nuk përfaqëson asgjë këtu, nuk e di për çfarë kërkojnë vota në Vlorë, ata nuk kanë asnjë kandidat nga Vlora. Ndërkohë që ne kemi një ekip të lidhur me këtë qytet”, u shpreh Gjiknuri.

 


Lajmi kryesor:

Gjiknuri me banorët në Vlorë: Do përmbyllim procesin e certifikatave të pronësisë! Votoni për të çuar deri në fund projektet e nisura


  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rama për protestën para takimit në Londër: Të nxitur nga të verbërit në Tiranë! Ish-ministrja e Brendshme quajti shqiptarët pushtues

Rama për protestën para takimit në Londër: Të nxitur nga të verbërit në Tiranë! Ish-ministrja e Brendshme quajti shqiptarët pushtues