PRISHTINE - Në thirrjen për Grante të Komisionit Evropian (IPA), të Programit për Bashkëpunim Ndërkufitar Maqedoni-Kosovë, Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me Komunën e Çairit në Shkup, ka fituar një projekt në vlerë prej mbi 500 mijë eurosh, ben te ditur KosovaPress.
Sipas një njoftimi të komunës, kjo kontratë është nënshkruar dje nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili tha se së bashku me dy projektet e tjera të fituara gjatë vitit 2014 në kuadër të programit "Kosova e Bukur" të Komisionit Europian, kapin vlerën e afro 1 milionë euro, që do të jenë shërbim dhe në të mirë të qytetarëve.
Objektivi i përgjithshëm i projektit "Valorizimi i tregtisë/zejeve tradicionale dhe potencialeve të ekonomisë sociale në Komunën e Çairit dhe atë të Gjilanit", në njoftim për media, thuhet se është kontributi në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në zonën ndërkufitare përmes mbështetjes për degët tradicionale dhe sipërmarrjes sociale.
"Projekti në tërësi arrin vlerën rreth 500 mijë euro për të dy komunat, derisa granti për komunën e Gjilanit arrin vlerën prej 241,631.15 euro, duke përfshirë këtu edhe participimin e Komunës në vlerë prej 36,244.68 euro", thuhet në njoftim. Realizimi i projektit do të zgjas 18 muaj dhe në kuadër të tij ka të përfshirë: Bashkëpunim, koordinim dhe këmbim të përvojave mes dy komunave (Gjilan dhe Çair), Menaxhimin e projektit konform kushteve dhe standardeve të Komisionit Europian, trajnime, konferenca, panaire, vizita, material promovues, etj., rehabilitimin e hapësirave ku është e vendosur qendra informuese dhe nën-grante të vogla për ndërmarrësit. /ATSH/
/Shqiptarja.com