COVID-19/ 780 raste të reja dhe 21 viktima në 24 orët e fundit! Humb jetën mësuesi te 'Qemal Stafa'

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 21 viktima dhe 780 raste të reja. Nga 3171 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 780 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  274 raste në Tiranë, 49 në Durrës, 44 në Elbasan, 42 në Shkodër, 39 në Sarandë, 36 në Berat, 30 në Gjirokastër, 26 në Lezhë, 22 në Tepelenë, 19 në Librazhd, 17 në Kuçovë, 16 në Kamëz, 11 në Fier, 10 në Devoll, nga 9 raste në Krujë, Kukës, Pogradec, Delvinë, Malësi e Madhe, Peqin, Memaliaj, nga 8 raste në Mat, Prrenjas, nga 6 raste në Korçë, Kavajë, Vlorë, nga 5 raste në Kurbin, Kolonjë, nga 4 raste në Përmet, Cerrik, nga 3 raste në Mallakastër, Klos, Vorë, nga 2 raste në Has, Lushnje, Dibër, Shijak, Maliq, Poliçan, nga 1 rast në Mirditë, Tropojë, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Belsh, Roskovec, Skrapar, Finiq, Libohovë.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 21 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 6 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar në Fier, 2 qytetar nga Shkodra, 2 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar në Kuçova, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Cerriku, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetar nga Pogradeci, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Bulqiza, 1 qytetar nga Korça, të moshave 44-90 vjeç.  

Gjatë ditës së sotme janë kryer 1440 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 18,247 vaksinime.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 638 pacientë, 37 në terapi intensive, nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 757 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 73,610 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (5 Mars 2021)

Raste të reja ditore       780

Të shëruar në 24 orë     757

Të shtruar në spitale      638

Humbje jete në 24 orë   21

Testime ditore               3171

Testime totale          482,456

Raste pozitive          111,301

Raste të shëruara       73,610

Raste Aktive              35,794

Humbje jete               1,897

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë     23361

Fier         2602

Vlorë       1804

Durrës     1623

Shkodër   1360

Gjirokastër 1164

Korçë       897

Elbasan    847

Lezhë       775

Berat        679

Dibër       355

Kukës     327

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:52
Gjimnazi ‘Qemal Stafa’ në Tiranë sot 'lëngon', humb betejën me COVID-19 mësuesi i matematikës

COVID-19 i mori jetën Shpëtim Kraja, mësuesit të matematikës së gjimnazit “Qemal Stafa”, në Tiranë.

Lajmin e hidhur për ndarjen e parakohshme nga jeta të mësuesit, e ka bërë me dije faqja zyrtare e gjimnazit në rrjetin social Facebook.

“Një mësues i nderuar, i respektuar, i papërtuar i cili nuk ndaloi asnjëherë së dhëni më të mirën nga vetja, breza e breza të tërë do të kujtojnë me mall mundin, djersën, sakrificat, këshillat dhe dëshirën e pasionin për matematikën!”, shkruhet në postim.

Në faqen e shkollës ditën e sotme dhe të nesërme do të paraqiten momente nga jeta e tij, impresione nga kolegë, nxënës e prindër si një mënyrë për të kujtuar në çdo moment se sa i rrallë e i veçantë ishte sistemi i tij vleror.

“U prehsh në paqe, kolegu ynë i dashur!

Qemal Stafa sot lëngon, loton për humbjen e një kolegu, miku, shoku, bashkëpunëtori të shkëlqyer!”, shkruhet në fund të postimit.

 

I.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A do të shkoni të votoni në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit?

Komento

Komente

  • sala: 05/03/2021 18:10

    VOTONI RAMEN SE DO JUA RIKTHEJE JETEN PRAPE AI ,,,ESHTE I ZOTI SHUME,,,KA TRE FAKULTETE...

    Përgjigju
    • Tirona: 05/03/2021 19:33

      Po Sale po . Ja t'vi Halja (Sala) jot se do e neroj venin. Do kthej pêrveç jetêve ene pronat private ene pronat publike .



×

Lajmi i fundit

John

Ndryshime në Champsion League, kongresi i UEFA-s miraton zgjerimin e kompeticionit nga viti 2024