Gjimnazistët e Tiranës sfilojnë
me veshjet tradicionale të ‘800-s

Gjimnazistët e Tiranës sfilojnë<br />me veshjet tradicionale të ‘800-s<br>
Një sfilatë me veshje tradicionale të viteve ‘800, të rimodeluara nga nxënësit e gjimnazeve të kryeqytetit dhe koncerti i Ansamblit Tirana kanë gjallëruar Sheshin Skënderbej në Tiranë. Aktivitei është mbajtur në shkallët e Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë.

I konceptuar si një “Takim brezash” ky projekt është realizuar nga Fondacioni “Tradita Popullore” dhe Teatri Metropol me mbështetjen të Bashkisë së Tiranës e Agjencisë së Zhvillimit Rajonal.

“Takim brezash” ka nisur punën, që në fillim të muajit qershor me pjesëmarrjen e 10 gjimnazeve të Tiranës dhe “Instutit të nxënësve që nuk dëgjojnë” “Instutit të nxënësve me vështirësi në shikim”.

Përfaqësues të Ansamblit Tirana kanë realizuar workshope të veçanta mbi hulumtimin dhe realizimin e veshjeve tradicionale, nga të cilat më pas nxënësit e shkollave, u frymëzuan dhe realizuan modelet e tyre.

Nga rreth 200 punime të nxënësve, u përzgjodhën 11 punime veshjesh, të cilat më pas u realizuan në atelie nga artizanët.

[gallery]24733[/gallery]

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë