Gjimnazistët ekselentë në Këshillin Bashkiak, Veliaj: Burim frymëzimi

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj priti sot në një takim në Këshillin Bashkiak nxënësit ekselentë të gjimnazit “Qemal Stafa”. Veliaj u kërkoi të rinjve që të mbështesin njëri-tjetrin, ndërsa tha se kush punon ecën përpara.

Takimi vjen në kuadër të një turi takimesh që Veliaj po zhvillon me ekselentët e të gjithë gjimnazeve. 

Salla e Këshillit Bashkiak të Tiranës, u çel sot, jo për sherre politike, por për ekselentët e gjimnazit “Qemal Stafa”. 

Gjatë bashkëbisedimit me ta, kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i quajti ajka e qytetit, ndërsa u shpreh se kush punon, ecën përpara. 

“Përpara jush do të keni sfida dhe dilema, për çfarë do të studioni etj. Fakti që keni dalë më të mirët është diçka që duhet t’ia thoni vetes dhe të frymëzoni edhe të tjerët sepse të marrësh dhjeta është një nga aktet më patriotike sot. Kjo është arsyeja pse në gjithë këto vite kemi vendosur edhe posterat tuaja në rrugët e Tiranës, si një mënyrë për t’ju thënë të tjerëve se kështu vlerësohen njerëzit në një shoqëri të vlerave. Një komb që di është një komb që mundet. Kurse një komb që s’di është një komb që ngelet pas”, u shpreh Veliaj.

Xh.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 13:30

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi që Kanadaja të ishte shteti i 51 i SHBA-së, Musk për Trudeau: Vajzë, ti nuk je më guvernatorja e vendit

Refuzoi që Kanadaja të ishte shteti i 51 i SHBA-së, Musk për Trudeau: Vajzë, ti nuk je më guvernatorja e vendit