Vrasja e Ramazan Matajt në Shkodër, njëri nga vëllezërit pranon krimin: Unë e bëra, kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i ka prishur dy martesa

SHKODER-Arjon Hasaj pranoi para hetuesve autorësinë e vrasjes së 33-vjeçarit Ramazan Mataj në fshatin Dragoç të Shkodrës më 5 janar 2025. 29-vjeçari tha se e vrau me breshëri kallashnikovi bashkëfshatarin brenda në makinë, pasi prej 6 vitesh Mataj kishte lidhje me motrën e tij dhe ishte bërë shkak për 2 divorce të saj. 

"Unë jam personi që e kam vrarë shtetasin Ramazan Mataj. Prej 6 vitesh ai kishte një lidhje me motrën tonë. Ramazani është personi që i ka prishur dy martesa motrës në 6 vitet e fundit. Ai këtë histori ia ka treguar shumë personave në fshat dhe më gjërë ndërsa është personi që divorcoi dy herë motrën tonë. Madje ka shpërndarë edhe disa video tek ish burri i dytë dhe tek njerëz të tjerë në fshat në momente intime me motrën" mësohet të ketë deklaruar Hasaj.

Më tej në dëshminë e tij Arjon Hasaj ka deklaruar edhe mënyrën se si kishte planifikuar ta vriste Matajn. Ai tregon se kishte hapur një profil të rremë në Instagram - me emrin e një vajze dhe më pas la takim me viktimën. Pas aktit të vrasjes, autori nënvizon se armën e fshehu disa metra më tej ku ndodhi vrasja dhe u largua me biçikletë drejt shtëpisë.

"Unë hapa një llogari false në instagram me emrin e një vajze dhe lashë një takim me Ramazan Mataj. Ai erdhi dhe aty e qëllova me armë zjarri. Më pas armën e fsheha disa metra më tutje nga vendi ku e vrava. Pas vrasjes jam larguar me biçikletë drejt banesës. Armën e kam patur në shtëpi prej disa kohësh. Motra ka disa kohë që nuk jeton në banesën tonë, jetonte në Shkodër", thuhet më tej në dëshminë e Hasajt.

Ndërsa vëllai i tij Klinsman Hasa nuk ka pranuar faktin se ka ndihmuar apo që ka patur dijeni për vrasjen e kryer nga vëllai I tij. 

“Nuk kam patur asnjë dijeni për vrasjen që do kryente vëllai dhe nuk kam lidhje me atë ngjarje", mësohet të ketë deklaruar Klisman Hasaj,  vëllai i autorit.

Tre ditë pas vrasjes së 33-vjeçarit Ramazan Mataj në fshatin Dragoc të Shkodrës, policia zbuloi autorin e dyshuar dhe bashkëpunëtorin e tij, 2 vëllezër, bashkëfshatar të viktimës.

Arjon Hasaj qëlloi me breshëri ndaj makinës së të riut, pasi e akuzonte se kishte lidhje me motrën e tij, marrëdhënie e ndaluar që ishte kishte sjellë 2 divorce të saj. Ai e futi në kurth dhe e nxori në pritë Ramazan Matajn, pasi bisedoi me të nga një profil fals sikur  ishte vajzë. 

Xh.K/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kiraskiras: 08/01/2025 19:24

    Prandaj ju kanë zbuluar sepse e ka ditur i gjithë fshati....

    Përgjigju
  • Shaban: 08/01/2025 18:01

    Nese e ka folur lidhjen lart e poshte e ka pas hak plumbin.

    Përgjigju
  • Iliri: 08/01/2025 17:55

    Hallall gjini i nanēs o djal veç ta kishe çue deri në fund me nji karrikator tjetër edhe motrën. (TË uroj gjithmonë n.q.s është e vërtetë).

    Përgjigju
  • Njoni: 08/01/2025 16:58

    Neqofte se esht e vertet qeka shperdare video . E ka pasur hallall plumbin. Se Keshtu jon meshkujt shqiptare e bojne ishe te dashuren pronen e vet edhe pse jan ndare mete. Nje lidhje perfumdon dhe jo ta mbash peng se ke videot .

    Përgjigju
    • Toni: 08/01/2025 17:35

      Po e motra se ka halll ndonje plumb?

  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Korçë – Pogradec/ Përplasen dy makina, një i vdekur (VIDEO)

Aksident i rëndë në Korçë – Pogradec/ Përplasen dy makina, një i vdekur (VIDEO)