Gjinushi thotë se PS nuk merr më shumë se 66 mandate, LSI sipas tij bie mes 9 dhe 15 deputetë, ndërsa PD do variojë ndërmjet 50 dhe 60 mandate deputetësh.
"Me kushtet e krijuara, PS nuk merr dot më shumë se 66, pra s'e kap 70-ën. PD-ja me çadrën, Rama i dha dorën, përveçse thotë se sigurova pjesëmarrjen. Kjo do të ketë efekte në elektorat. LSI do tentojë nga një deri në 2 për çdo rajon. Tavani është 12-15, dyshemeja te 8-9. Ndërsa PSD do marrë mbi tre mandate. PD do marrë 50-60 deputetë", u shpreh Gjinushi.
"Nishani të mos e dekretojë 25 qershorin"
Kreu i PSD, shpreh rezerva për marrëveshjen Rama-Basha. Ai theksoi se po të ishte President i Republikës nuk do ta dekretonte datën 25 qershor të vendosur nga negociatat mes Ramës dhe Bashës.
"Sot jemi në prag të hapjes së negociatave dhe këto zgjedhje duhet të ishin më të padiskutueshme dhe të gjithë prisnin cilësinë më të mirë, për të prëmirësuar standardet. Ta bësh këtë me antiligj, është e pafalshme. Marrëveshja nuk është e legjitimuar, pasi çdo marrëveshje duhet kthyer në bazë ligjore", u shpreh Gjinushi, duke vijuar se Nishani s'duhet ta dekretojë 25 qershorin. "Po të isha, s'do e dekretoja. Si rregull data vendoset 9 muaj para zgjedhjeve. Tani këtu kemi ecur pas, që do të thotë se dhe me afatet do ecësh pas, pra të krijosh 42 ditëshin e regjistrimit të kandidatëve. Para datës 9 ai nuk mund të shpallë datë zgjedhjesh të ligjshme".
VIDEO-Emisioni 45 minuta, i ftuar Skënder Gjinushi