Gjirokastër:AKU kontrolle për mjalt dhe vaj ulliri. Sekuestrohen 100 kg mjalt fals 

Drejtori i përgjithshëm i AKU, ka zbritur në jug të vendit, për të inspektuar në terren, subjektet e palicensuara që tregtojnë produkte ushqimore jo të shëndetëshme.

Pasditen e djeshme pas një sërë kontrollesh të realizuara në disa zona të tregtimit të mjaltit në ambjente të hapura, është realizuar sekuestroja e gati 100 kg mjalt jashtë standarteve për konsum.

Sekuestroja e mjaltit, ka ardhur pas kontrollit të realizuar në Ujin e Ftohtë Tepelenë, si dhe në disa zona të tjera të qarkut që tregtojnë mjalt fals. Kreu i përgjithshëm i AKU Afrim Bakaj, pas aksioneve të ndërmarra nga inspektorët e AKU në bashkëpunim edhe me Policinë e Krimit Ekonomik në Drejtorinë Rajonale të Policisë është shprehur për se aksionet do t'i shkohen deri në fund për të identifikuar personat që prodhojnë mjalt apo vaj ulliri të falsifikuar duke dëmtuar kësisoj shëndetit e njerëzve dhe tregun e ndershëm. 

Dje në orët e mbasdites janë shoqëruar tre persona që tregtonin mjalt fals në zonën e Ujit të Ftohtë të cilët më pas u liruan pasi treguan origjinën e mallit nga vinte.

Sipas të dhënave policore, aksioni do të përqëndrohet në fshatrat Luzat dhe Dragot në Tepelenë ku mendohet se janë shtrirë bazat e prodhimit të punishteve të produktit të mjaltit dhe të vajit të ullirit fals.

Megjithatë në dëshmitë e tregtarëve të shoqëruar në polici, ata kanë thënë se përvecse në këto dy fshatra, mjaltin dhe vajin e ullirit fals, ata e kanë tërhequr si të saktë nga Fieri.

Në këto kushte, Policia e Shtetit, ka filluar sot, kërkimin e personave që prodhojnë produktet false në zonën e Fierit.

Mjalti fals, në shumicën e rasteve, prodhohet nga mbeturinat e kungullit dhe më pas me sheqer industrial dhe me esencë mjalti.

Ndërsa vaji i ullirit fals, prodhohet nga ekstrakt vaji i ullirit dhe me vaj lule dielli. 


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)