Policia e Gjirokastrës ka arrestuar ditën e sotme një 55-vjeçar që vidhte pacientët e shtruar në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës.

Vangjel Lëngu, banues në lagjen “9 Tetori” në Tepelenë, ka tentuar të vjedhë portofolin e kryeinfermieres ditën e sotme, ndërsa një ditë më parë vodhi një shumë prej 4,000 lekësh nga një paciente 63-vjeçare në spitalin "Omer Nishani".

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale të "Vjedhjes", parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)