GJIROKASTER - Dy flamuj të mëdhenj gati 400 metra katrorë, janë valëvitur mëngjesin e të martës, në objektet historike të Gjirokastrës me rastin e 4 dhjetorit, ditës së ngritjes së flamurit nga ana e patriotëve gjirokastritë, 100 vjet më parë.

Njëri prej flamujve është vendosur në kështjellën e qytetit, flamujt e tjerë në Kodrën e Rilindësve, ku prehen eshtrat e pesë rilindësve vendas Çerçiz dhe Bajo Topulli, Koto Hoxhi, Pandeli Sotiri dhe Andon Zako Cajupi, ndërsa flamuri gjigand është valëvitur në Varrezat e Dëshmorëve të rrethit.

Data 4 dhjetor njihet si dita kur patriotët gjirokastritë me në krye Njazi Bocen, Veli Harxhin dhe Hasan Xhikun, u kthyen nga Vlora pas 28 nëntorit ku ngritën flamurin e pavarësisë dhe përsëritën të njëjtin veprim edhe në Gjirokastër.

(Gre.M/Shqiptarja.com)