Rreth 450 nxënës të shkollës minoritare "Pandeli Sotiri" në qytetin e Gjirokastrës, mësojnë në kushte shumë të vështira, pasi në klasa nuk ka ngrohje. Në shkollën ku mësojnë nxënës kryesisht të minoritetit grek, ndonëse ekzistojnë kaldajat, ato nuk ndizen për shkak se mungon lëndë djegëse.
Bashkia e cila është përgjegjëse për garantimin e sistemit të ngrohjes në shkollat e qytetit, nuk ka patur asnjë reagim për zgjidhjen e këtij problemi. Nxënësit shprehen se është shumë e vështirë që të zhvillohet mësimi në kushte të tilla me temperatura shumë të ulta
Edhe drejtori i shkollës Pandeli Papa shprehet se e ka ngritur këtë shqetësim tek Bashkia e Gjirokastrës por kjo e fundit ka sjellë vetëm 30 litëra karburant çka sipas tijë nuk është e mjaftueshme.
Rasti i shkollës "Pandeli Sotiri", nuk është i vetmi në Gjirokastër, pasi të gjitha shkollat në qytet, janë të ekspozuara karshi të ftohtit të këtyre ditëve, si pasojë e mungesës së sistemit ngrohës. Nga ana e saj Bashkia e Gjirokastrës, nuk ka dashur të prononcohet për këtë problem.
/Shqiptarja.com