Gjirokastër,të shpallur në kërkim
për mashtrim arrestohen 2 persona

Dy persona të shpallur në kërkim për mashtrim janë vënë në pranga këtë të shtunë nga policia e Gjirokastrës.

Blutë bëjnë me dije se në pranga ranë 38-vjecari Jani Zhupa dhe 33 vjecari Arbër Zhupa.
 
Sipas policisë të dy personat e mësipërm në bashkëpunim me persona të tjerë nga viti 2009 e në vijim, i kanë marrë nëpërmjet mashtrimit një shumë prej 15 000 000 lekë, shtetasit E.K, banues në Gjirokastër.
 
Më tej policia bën me dije se Shtetasin E.K, në datë 19.05.2014, persona të paidentifikuar kanë tentuar ta marrin peng, ndërsa babai i shtetasit të mësipërm, shtetasi H.K, në datë 15.02.2012 është plagosur me armë zjarri nga persona të paidentifikuar.
 
Ndalimi i këtyre shtetasve është bërë pasi Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, ka lëshuar urdhërat e ekzekutimit të datës 04.07.2017 për ekzekutimin e vendimeve penale nr. 179 dhe 180 të datës 02.07.2017, të Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, ku është caktuar masa e sigurimit “Arrest në burg” për kryerjen e veprës penale “ Mashtrim” të parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion