GJIROKASTËR-Një 49-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi ushtronte dhunë ndaj babait në mënyrë të vazhdueshme.
 
I arrestuari është Jorgo B. 49 vjeç, banues në fshatin Koshovicë në Dropull, ndërsa sipas policisë, ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, S.B, 78 vjeç.
 
Pa dhunës së vazhdueshme dhe konflikteve, i ati ka denoncuar djalin në polici, e cila e ka arrestuar.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.


dy.b.shqiptarja.co/