Gjirokastër, 193 raste me Covid-19, qytetarët nuk respektojnë masat! Pa maska dhe radhë tek ADISA

Të paktë janë qytetarët që vijojnë të respektojnë dhe zbatojnë masat anti-Covid në qytetin e Gjirokastrës. Nga vëzhgimi i Report Tv në institucione por edhe biznese rezulton se qytetarët paraqiten kryesisht pa maska, duke krijuar dhe grumbullime tek zyrat e ADISA-s, ku kryhen një sërë shërbimesh. 
Nga ana tjetër ashpërsimi i masave anti-covid sipas opinionit te qytetareve ne Gjirokastër ndikon në ekonominë e tyre përfshirë këtu bizneset qe u duhet te zbatojnë orën policore.


"Dyqanet nuk punojnë se kanë rregulla. Po ndikojnë se lokali nuk bën xhiro, varfërohen njerëzit. Pandemia ndikon shumë se ekonomia ka rënë në zero. Që të rritet ekonomia, duhet të rritet punësimi se shumica e njerëzve janë pa punë", shprehen qytetarët. 


Në Gjirokastër janë aktualisht 193 raste aktive me Covid-19.
 

J.GJ./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin