Gjirokastër-Një banesë në qytetin e Gjirokastrës, është përfshirë nga zjarri ditën e sotme. Si pasojë janë djegur disa orendi, ndërsa nuk ka persona të lënduar.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen 'Pllakë', ku zjarri u konstatua në katin e dytë të banesës.
Menjëherë shkoi në vendngjarje grupi i shërbimit zjarrëfikës dhe u kostatua se zjarri është shkaktuar si rezultat i një difekti në bombulën e gazit që ndodhej në ballkonin e banesës dhe përdorej për gatim.
Zjarrfikësit arritën të bënin neutralizimin dhe shuarjen e plotë të zjarrit duke mos lejuar depërtimin e tij në banesë.