Report Tv ishte këtë mesditë në lagjen historike të Gjirokastrës, Cfak, aty ku nëntë shtëpi rrezikojnë të shemben, ndërsa është urdhëruar evakuimi i menjëhershëm i banorëve. Kamera e Report Tv hyri në njërën prej banesave të rrezikuara, ku tregoi nga afër situatën dramatike të shkaktuar nga përmbytjet masive, të cilët shkaktuan dëmtimin e banesa.
E pyetur nga gazetari i Report Tv nëse do të evakuohet, banorja e banesës tha se nuk do ta lërë shtëpinë e saj. "Jam e sëmurë, s’e lë shtëpinë e jetës. Të më japin shtëpi e lë këtë, por unë kam derdhur djersën e ballit", tha e moshuara. 
d.c./shqiptarja.com

VIDEO









