GJIROKASTER - Arrest me burg ka dhënë Gjykata e Gjirokastrës për pedagogun e universitetit “Eqerem Çabej”, i cili akuzohet se i ka marre 10 mijë lekë të reja një studenteje në këmbim të notës kaluese në provimin e vjeshtës.
 
Prokurori Julian Kafka kërkoi “arrest me burg”, kërkesë e cila u aprovua nga gjykatësja Mirela Kore.
 
Avokati i të pandehurit e ka cilësuar arrestimin të paligjshëm

Pedagogu i Infermierisë në Universitetin e Gjirokastrës, Hamid Ismailati u arrestua të premten (12 Shtator) për mitmarrje.
 
Në momentin e arrestimit në portofol Ismailatit iu gjetën dhe iu sekuestruan 565 Euro dhe 28.500 lekë të reja, përveç shumës 10 mijë lekë që ia kishte dhënë studentja.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)