Gjirokastër,familja në mëshirë të fatit 
rrezikohen nga shembja e banesës

Gjirokastër,familja në mëshirë të fatit <br />rrezikohen nga shembja e banesës
GJIROKASTËR-Një familje prej 4 anëtarësh në Gjirokastër u rrezikohet çdo ditë jeta nga dëmtimi  i banesës.

Objekti monument kulture, që dikur shërbente si rezidencë diplomatike është lënë në harresë nga shteti.

Familja Qose bën apel për ndihmë, pasi në kushtet e varfërisë e ka të pamundur për të ndërhyrë në rikonstruksion e banesës.

Kryefamiljara e Florika Qose ka kërkuar ndihmë me anë të Report Tv, pasi ajo ka konsumuar të gjitha kërkesat e saj në institucionet shtetërore, por që deri tani nuk ka përfituar asgjë.

Ajo tregon tmerrin e të jetuarit në shtëpinë e saj duke u përballur çdo ditë me vdekjen.

Të vetmen ndihmë që i ka ofruar bashkia kësaj famije është një mbështetje financiare prej 2600 lekësh në formë asistence sociale që sipas kryefamiljares nuk mjaftojnë as për të paguar dritat.

 ‘’Është shembur çdo gjë more të keqen nëna. Jemi në qiell të hapur. Vetë në bashki, ik me qira më thonë. Djali është pa punë, unë pa punë, vajza kë do ushqejë më parë? Unë jam pa pension, marr 26 mijë lekë asistencë sociale, me ato paguaj dritat. Atje ku mbush ujë, atje lahem dhe laj rrobat. Nëse bie ajo, mua më zë të vdekur brenda’’-u shpreh Florika Qose.
 
Banesa në fjalë pavarësisht se është futur në listën e monumenteve të kulturës dhe duhet të mbrohet me ligj, por si e tillë ajo pritet që të zhduket, pasi asnjë nga institucionet shtetërore nuk ka marrë masa për ta shpetuar atë.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi