Në ditën e zisë kombëtare, Bashkia e Gjirokastrës ka organizuar homazhe në nderim të jetës dhe veprës së Ismail Kadaresë.
Pranë bazoreljevit kushtuar personaliteteve të shquara te qytetit pjesë e të cilit është dhe Kadare, qytetarë të shumtë nënshkruan në librin e kujtimeve. Kryebashkiaku Flamur Golemi shprehu vlerësim për shkrimtarin e përkthyer në 44 gjuhë të huaja.
Ismail Kadare lindi në Gjirokastër, më 28 janar të vitit 1936 dhe ndërroi jetë më 1 korrik 2024 në Tiranë. Lamtumira e fundit sot në një ceremoni shtetërore në Teatrin e Operas dhe Baletit.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)