GJIROKASTËR - Rrapo Xhavarra, specialist në Sektorin e Krimeve të Rënda në Policinë e Gjirokastrës humbi jetën në një aksident rrugor. 41-vjeçari u aksidentua rreth orës 23:30 të së mërkurës në aksin Gjirokastër-Subash në afërsi të ish-repartit ushtarak Grehot. Makina të cilën ai drejtonte, tip Renaul me targë SR 6841 B përfundoi jashtë rruge si pasojë e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

Një tjetër aksident i rëndë në aksin Gjirokastëe-Kakavijë paraditen e së mërkurës i mori jetën kreut të parë të shoqatës së minoritetit greke OMONIA. Theodhori Bezhani ishte drejtues i makinës ku si pasojë e shpejtësisë së madhe automjeti në të cilin udhëtonin dhe tre persona të tjerë doli nga rruga.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)