Një aksident automobilistik me pasojë vdekjen e një 87- vjeçari ka ndodhur në Gjirokastër.

Mësohet se aksidenti ja ndodhur në aksin rrugor, Gjirokastër- Kakavijë,  ku në anë të një kanali është gjetur i pajetë 87- vjeçari Andon Qurku, nga Saranda.

Policia bën me dije se shoferi i cila e ka aksidentuar 87- vjeçarin është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që trupi i viktimës pasi është identifikuar është dërguar drejt murgut të Gjirokastrës, për ta marrë familjarë e tij.

Ndërkohë shërbimet e policisë janë duke punuar për identifikimin e autorit të kësaj ngjarjeje dhe arrestimin e tij.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com