GJIROKASTER – Gjoba e vendosur nga një polic rrugor nuk është “pritur” mirë nga dy vëllezër, të cilët kanë ushtruar dhunë ndaj efektivit. Ngjarja është shënuar në Gjirokastër, ku vëllezërit Florjan dhe E. Zife kanë qëlluar me grushte punonjësin e policisë ndërsa po ushtronte detyrën duke i vendosur masë administrative automjetit të Florjan Zifes, që ishte parkuar gabim.
Në këtë moment vëllezërit kanë kundërshtuar me dhunë policin rrugor.
Uniformat blu të Gjirokastrës vunë në pranga njërin nga vëllezërit, ndërsa E.Zife është shpallur në kërkim. Arrestimi u krye për goditje për shkak të detyrës dhe kundërshtim të punonjësit të policisë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com