Një 61-vjeçar ka rënë në prangat e policisë Gjirokastër, pasi i është gjetur një sasi lëndë narkotike, e dyshuar kanabis sativa, rreth 4.5 kilogramë.
 
Në prangat e bluve ka rënë Muzafer Shkrepa, banues në fshatin Kolonjë, Gjirokastër.
 
Arrestimi në flagrancë i 61-vjeçarit u bë pas kontrollit të ushtruar në stanin tij, ku u gjet dhe sasia prej 4.5 kg lëndë narkotike, e dyshuar Cannabis Sativa.
 
Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com