“Minoriteti ynë të jetë prezent dhe i gjallë këtu dhe për inat të atyre që kujtojnë se do të zhduket, duhet të dëshmojë të kundërtën me qëllim që brezi ynë i ri, të mbajë me krenari lart flamurin helen dhe të ruajë gjuhën tonë”, tha konsulli grek në Gjirokastër, Nikolaos Kotrakoi.
Në takimin e organizuar mesditën e të martës, kanë marrë pjesë edhe nënkryetari i Kuvendit Popullor Vangjel Dule, zv.ministri i Jashtëm shqiptar Alqi Puli, kryetari i Omonias Vasil Bollano, përfaqësues të klerit ortodoks grek, si dhe funksionarë të tjerë vendorë pjesë e administratës minoritare greke në jug të vendit.
Aktiviteti i sotëm, u mbajt në kuadrin e 193-vjetorit të revolucionit grek, ditë e cila njihet në Greqi si festë kombëtare.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)