Gjirokastër, përroi i Çullos rrezik për përmbytje, banorët: Askush nuk po merr masa

Reshjet e një ditë më parë kanë qenë intensive duke krijuar jo pak probleme në infrastrukturën rrugore aty ku dhe vjet janë shfaqur probleme. Bëhet fjalë për tek rruga e unazës së Gjirokastrës në lagjen Gërhot, ku vitin e kaluar masivi i zhavorreve të ardhura nga lartësitë, bllokoi këtë rrugë duke krijuar anomali të lëvizjeve të njerëzve.

Nënkryetari i Bashkisë Vangjel Muco thotë se po merren masat e duhura për të shmangur situatat problematike. Ai pranon se përroi i Çullos është i vështirë për t’u menaxhuar dhe rreziku për 500 familje që kanë ndërtuar shtëpitë e tyrë në këtë zone, është i pashmangshëm.

Një situatë e ngjashme është edhe në Elbasan, përroi i Zaranikës rrezikon disa familje. Gjatë vëzhgimit të zhvilluar ditën e sotme në të gjithë shtartin e këtij përroi konstatohen dëmtime të mëdha dhe askush nuk ka marrë përsipër të riparojë ato edhe në kohën kur rershjet nuk kanë qënë të pranishme. Banorët janë të alarmuar për këtë situatë dhe kërkojnë vëmëndje nga ana e shtetit

Përmbytjet nga ky përrua kanë qënë të shpeshta,ajo cka kujtojnë banorë është ajo e vitit 2008 ku si pasojë e gërryerjes së argjinaturës disa automjete përfunduan në shtartin e tij dhe disa banesa u përpinë nga uji.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 17/12/2018 19:13

    Nqse se asnjë baj-gë nuk do të ndërtonte për të jetuar në përrua, askush nuk do të rrezikohej. Shqiptari nuk e ka në natyrë të jetojë nëpër përrenj e lumenj por rrëzë kodrave. Pse zbritën lumenjve neandërtalët? Nuk mjafton që bënë masakra mjedisore këta 28 dhe ankohen? Të mbyten sa ti bien këmbës që të shpëtojmë nga neandërtalizmi shekullor!!!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar