Gjirokastër, rritet numri i grave të prekura nga kanceri i qafës së mitrës! Mjekët sugjerojnë kontrolle dhe Pap-Test

Në Gjirokastër vihet re rritje serioze e grave të diagnostikuara me kancer në qafën e mitrës. Në 250 teste të kryera përgjatë vitit 2024, 29 prej tyre kanë rezultuar pozitiv, ç’ka përben shqetësim për mjekët.  Njesia Vendore e Kujdesit Shendetesor në Gjirokastwr wshte duke kryer me dhjetra takime ndergjegjesuese në mënyërë që gratë te tregojne kujdes dhe mbrohen ndaj faktorëve që shkaktojne sëmundjen e kancerit te qafes se mitres.

“Shkaktari kryesor i gjendjes parakanceroze dhe kancerit të qafës së mitrës është infeksioni i vazhdueshëm ose kronik me një ose më shumë lloje të virusit të papilomës humane (Human Papiloma Virus)”, tha Bledar Ahmeti, specialist pranë NJVKSH Gjirokaster.

HPV-ja është infeksioni më i zakonshëm viral i traktit riprodhues që transmetohet seksualisht.  Pothuajse çdo rast me kancer të qafës së mitrës mund të parandalohet nëpërmjet depistimit dhe vaksinimit. Tashmë është e provuar se programet e depistimit të kancerit të qafës së mitrës mund të parandalojnë deri në 80% të rasteve, dhe së bashku me vaksinën mund të reduktojnë ndjeshëm nivelet e këtij kanceri.

R.D/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq