Dy persona janë plagosur me armë pasditen e sotme në Kukës. Report Tv mëson se njëri prej tyre është plagosur në kofshë nga të shtënat, ndërsa tjetri është dëmtuar në kokë pasi është goditur me qytën e pistoletës. 

Të plagosurit janë Amarildo Ceno, 36 vjeç, dhe 65-vjeçari Sadik Kapica.

"Rreth orës 14:35, në qytetin e Kukësit, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur me armë zjarri shtetasit A. C., 36 vjeç, dhe S. K., 65 vjeç",- njofton policia.

Sipas bluve dyshohet se autorë janë vëllezërit Fatri Iseberi, 39 vjeç, dhe Ndriçim Iseberi, 38 vjeç, të cilët janë shpallur në kërkim.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, për dokumentimin ligjor të rastit.

lajm në përditësim...