GJIROKASTËR - Ditët e ftohta dhe ngricat në Gjirokastër duket se po rëndojnë më shumë mbi fëmijët. Pjesa më e madhe e shkollave 9 vjecare dhe të mesme në këtë qytet nuk kanë sistem ngrohje. Nxënësit çdo ditë po ekspozohen me të ftohtin e acartë në bankat e shkollës. 

Kamera e A1 Report, është ndalur në shkollën 9 - vjecare "Pandeli Sotiri” dhe në Gjimnazin "Asim Zeneli" në Gjirokastër. Në shkollën 9-vjeçare ku marrin edukimin 120 nxënës, fëmijët janë të detyruar të zhvillojnë mësimin të ngarkuar me xhupa, kapuçë, shallë dhe aksesorë të tjerë mbrojtës ndaj të ftohtit. Më të vegjëlit nuk mund të shkruajnë, pasi gishtat janë mpirë nga i ftohti. 

shkolla gjirokaster

Nxënësit nuk ngurojnë të shprehin pakënaqësitë e tyre përballë mungesës së vëmendjes që tregohet për sigurimin e ngrohjes për ta. Ndërsa në gjimnazin "Asim Zeneli", nxënësit presim me padurim mbarimin e orës së mësimit për të dalin në rrezet e diellit e për tu ngrohur sado pak. 


shkolla gjirokaster


Madje në disa raste, në dy ditët e fundit, ata kanë marrë nga shtëpia edhe batanije apo mjete të tjera për t'u mbrojtur nga të ftohtët.

shkolla gjirokaster

Në Gjirokastër nga 12 institucione arsimore në qytet, vetëm 2 prej tyre, kanë ngrohje përmes rrymës elektrike, ndërkohë që të tjerat, nuk kanë asnjë lloj mundësie për ngrohje unike apo të veçuar përmes furnelave elektrike apo dhe kaldajave.

shkolla gjirokaster

shkolla gjirokaster
 

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)