Një 56- vjeçar, i cili ka tentuar të korruptojë një polici rrugor duke i dhënë 5 euro, në mënyrë që të shmangte gjobën, ka përfunduar në pranga.
Llazar Zoga, banues në Kuçovë, është ndaluar nga efektivët e policisë rrugore pasi po përdorte një automjet të palicencuar si taksi.
Njoftimi i policisë
I ofron ryshfet punonjësit të policisë për të shmangur masën administrative, por arrestohet në flagrancë
Specialistët e Seksionit kundër Korrupsionit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër , bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit :
Llazar Zoga, 56 vjeç, banues në Kuçovë.
Ky shtetas u arrestua pasi:
Në Rrugen nacionale Gjirokastër- Kakavije, është ndaluar nga Patrulla e Policisë Rrugore Gjirokastër për kontrollin e dokumentacionit të mjetit.
Në momentin e ndalimit shtetasi i mësipërm i ka ofruar një prerje 5 Euro punonjësit të policisë rrugore për të mos vazhduar proçedurat administrative ndaj tij. (Shtetasi i mësipërm nuk ka liçencë për TAXI, në momentin e ndalimit nga punonjësi i policisë, transportonte pasagjerë).
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale "Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike", parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com