Gjirokastër/ Tradita e djathit, grekë e shqiptarë promovojnë prodhimet e dy vendeve! Ekspertët helenë: Të befasuar nga shija e rrallë në jug

Me qëllim ruajtjen e traditës së prodhimit të djathit u mbaj në Gjirokastër një simpozium i përbashkët greko-shqiptar ku morën njohës të mirë të kulinarisë. Prezantuesi i njohur televiziv i programeve të gatimit Ilias Mamalakis tha se Ballkani po shkon drejt humbjes graduale të kulturës së djathit e se tani në Greqi kanë humbur të paktën 3 lloje ashtu si në Shqipëri salca e shkullit është gjithnjë e më e rrallë.

“Djathi është pjesë e jetës sonë dhe e jetës suaj. Nëse francezët apo europianët e tjerë konsumojnë djathë në fund të vaktit kryesor ne e kemi prezent djathin në çdo vakt dhe përgjatë gjithë kohës. Ne konsumojmë djathë me perime, me bukë të freskët, me rrush me domate. Për ne nuk ka kuptim sanduiçi pa djathi. Kam provuar shije të rralla të djathit në Shqipëri dhe jam i befasuar. Pavarësisht shijeve të ndryshme të djathit ne jemi bashkë sot për të promovuar diçka nga jeta jonë që po kërcënohet në të dy vendet”, Ilias Mamalakis, studiues.

Studiues grekë dhe shqiptarë po punojnë së bashku për analizimin e të gjithë parametrave të shijes së bulmetit të lidhura me racat autoktone të bagëtive, ushqimin, kullotat hapat drejt brandimit të produkteve.

”Ne po ekzaminojmë në laborator kampionet e marra të bulmetit për rreth 18 lloje djathrash që gjetëm në Greqi dhe të paktën 6 këtu në Shqipërinë e Jugut. Inovacioni në shkencë tani mund të ndihmojë në përcaktimin më të qartë të identitetit lokal të djathit dhe ta evidentojë brandin specifik për vizitorët. Rajonet tona janë ende autentike”, thotë Ioannis Skoufos kreu i departamentit të Agrikulturës në Universitetin e Janinës

Ndërsa prodhuesi i djathit në Libohovë, Afrat Mahmutaj foli me shqetësim për pakësimin e tufave.

"Nuk ka tufa të përqendruara, grumbullojmë nga 20-30 ky është problem jo vetëm në jug por në vetë Shqipërinë. mosha e re nuk e dashuron punon, ata ikin. tufat po pakësohen nuk shtohen, s’di si mund të zgjidhet. Ne i mëshojmë të vjetrës, si qëmoti. djathi që prodhohet këtu, nëse bëhet analiza ku do përpara se të kalojë qumështi në prodhim filter qumështi në pastruar do thuaj është bërë punë e mirë. shteti të bëjë punën e tij, kontrolle mbi ushqimin se punohet keq", shprehet Afrat Mahmutaj, prodhues bulmeti.

Ndërmjet Gjirokastrës dhe Janinës së shpejti do të përgatitet një itinerar që do të lidhë mes tyre bujtinat, stanet, punishtet e qumështit. Qëllimi është degustimi dhe promovimi i produkteve të këtyre zonave ndërkufitare në tregun ndërkombëtar të bulmetit.

K.T./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LORA: 15/08/2022 19:29

    Brandimi i produkteve blegtorale shqiptare eshte nje hap i domosdoshem per kaperximin e kufirit te Shqiperise ,ne tregtimin e tyre.Greket kane dekada qe e kane bere.Duhet perfituar nga eksperienca e komshive.

    Përgjigju
  • Reali: 15/08/2022 17:26

    A jeni ne terezi.lat nam si ne kohen e monizmit jemi te paret para amerikes. Greqia per blegtori e bujqesi eshte 200 vite para.

    Përgjigju
    • Lui: 15/08/2022 19:37

      E ke gabim o Reali. Ne kemi pasur vetëm fatin e keq që ndoqëm politikë vetëizoluese. Por nëse do kishim mundësi të shisnim jashtë, ai djathi feta që shumë ne Europë e dinë grek, është komplet shqiptar.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5