Gjatë fjalës së tij në këtë takim, Kreu i Inspektoriatit të Punës, Ylli u shpreh se falë punës kundër informalitetit në të gjitha format e shfaqjes së tij në një marrëdhënie punë, është bërë i mundur evidentimi i 6214 rasteve të punësimit në të zezë dhe që tashmë janë futur në listën e sigurimeve shoqërore.
Më konkretisht Ylli u shpreh se nga këta 6214 të punësuar në të zezë, rreth 4526 punonjës ishin pjesë e 2778 subjekteve krejtësisht informate të konstatuara.
Ndërsa referuar analizave krahasuese për periudha të njëjta, Ylli nënvizoi se janë evidentuar në subjektet e liçensuara 1688 punëmarrës të pasiguruar përkundrejt, 639 punëmarrësve të pasiguruar, të evidentuar një vit më parë 1688.
Të gjitha këto raste Kreu i Inspektoriatit të Punës tha se i janë referuar organeve të tatim taksave me qëllim zbardhjen në kohë të këtij informaliteti.
“Fenomeni i punësimit ilegal ose punësim në të zezë, përmban në vetvete gjithë kompleksitetin negativ të një marrëdhënie punësimi dhe si të tillë ka marrë dhe vëmendjen kryesore Tonën. Nëse do ti referohemi analizave krahasuese për periudha të njëjta, janë evidentuar në subjektet e liçensuara 1688 punëmarrës të pasiguruar përkundrejt, 639 punëmarrësve të pasiguruar, të evidentuar një vit më parë. Duke vijuar me tej, Drejtori i Inspektoriatit te Punes, u shpreh se”kemi konstatuar 2778 subjekte krejtësisht informale me 4526 punonjës që punojnë në to, për të cilat nuk kemi asnjë bazë krahasimi me më parë. Në total flasim për 6214 punonjës, që janë evidentuar të punojnë në të zezë duke qenë njëkohësisht dhe kontribues të munguar në skemën e Sigurimeve Shoqërore dhe duke mos pasur asnjë mundësi përfitimi që do të përfitonte nëse ky punëmarrës do të ishte i siguruar. Të gjithë praktikat e punësimit informal të evidentuar , janë përcjellë për kompetencë pranë organeve të tatim taksave me qëllim zbardhjen në kohë të këtij informaliteti në të gjitha format e shfaqjes së tij. Nuk është lënë jashtë vëmendjes dhe informaliteti gri, ose thënë ndryshe llogaritja e kontributit të Sigurimeve Shoqërore, jo mbi pagat reale me të cilan paguhen punëmarrësit. Për hir të së vërtetës informaliteti gri është dhe më i vështirë për t’u konstatuar duke qënë se në shumë raste dhe vetë punëmarrësit bëhen palë me subjektin në dëm të vetvetes. Kryesisht konstatimet dhe rezultatet pozitive për këtë fenomen i kemi nga adresimi nëpërmjet ankesave të punëmarrësve pranë nesh.” theksoi në fjalën e tij Ylli.
Ylli: Të vendosur, luftë informalitetit!
Më tej në fjalën e tij, Drejtori i Inspektoriatit të Punës Dritan Ylli shprehu angazhimin dhe vendosmërinë e institucionit që ai drejton për të luftuar edhe më intensivisht informalitetit si një nga prioritetet e punës së qeverisë shqiptare.
“Jemi angazhuar në luftën kundër informalitetit në të gjithë format e shfaqjes se tij në një marrëdhënie pune, duke e konsideruar këtë një problem shumë serioz të ekonomisë, ashtu siç në fakt është dhe një ndër prioritetet dhe angazhimet shumë serioze të të gjithë qeverisë dhe strukturave te saj. Ne jemi përpjekur dhe është bërë e mundur krijimi i nje klime te re bashkëpunimi me biznesin korrekt me ligjin, si një faktor shumë i rëndësishëm në luftën kundër fenomenit të punësimit ilegal apo mosdeklarimit të pagave reale nga punëdhënësit për punëmarrësit e tyre. Dhe kjo është mundësuar përmes ketyre tryezave të rrumbullakta, dëgjesave dhe takimeve duke nxitur zhvillimin e dialogut social dhe negociatave kolektive çka ka sjellë në shumë raste negocimin në kohë të konflikteve në punë”, tha Ylli.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)