Situata me zjarret vijon të jetë problematike, në disa zona.

Ditën e sotme një zjarr ka prekur pyllin në majë të malit në zonën e Picarit, në Gjirokastër. 

Zjarri mendohet të ketë nisur më herët pranë zonës së ujit të ftohtë Tepelenë, por era e fortë e ka përhapur me shpejtësi.

Zjarri po shkakton një masakër pyjore, nga e cila po digjen hektarë të tërë me dushqe dhe lisa.

Zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje por e kanë të pamundur ndërhyrjen e tyre për shkak të terrenit të vështirë.

Për këtë arsye drejtuesi i zjarrëfikses në Gjirokastër, Kujtim Bizhga ka kërkuar ndihmë për ndërhyrje nga ajri.

Redaksia Online
E.S / shqiptarja.com