Gjithçka gati për "Miss Globe"
vajzat garë për 'kurorën shqiponjë'
Kurora e "Miss Globe 2015" është punuar nga argjendarë shqiptarë dhe mban simbolin e shqiponjës
Përgatitjet për finalen e madhe të "Miss Globe 2015" janë drejt fundit, ndërsa eventi është transferuar nga Shqipëria në Kanada në bashkëpunim me “Deliart Association”, pas marrëveshjes së Petri Bozos me palën kanadaze.
Vajzat më të bukura nga e gjithë bota janë sistemuar në Toronto, ku edhe do të zhvillohet spektakli i konkursit të bukurisë më datë 8 tetor. Ndërkaq është zbuluar edhe një tjetër detaj interesant që lidhet me kurorën e shumë-dëshiruar të Miss Globe.
Kurora është punuar me mjeshtëri dhe elegancë nga argjendarë shqiptarë dhe mban simbolin e flamurit shqiptar, shqiponjën dykrenare. Në këtë event marrin pjesë 3 vajza shqiptare: “Miss Shqipëria” – Sara Karaj, “Miss Mali i Zi” – Rajmonda Cukaj dhe “Miss Kosova” – Emnolina Begaj, ndërsa në total janë 54 bukuroshe nga e gjithë bota.
Më 25 shtator u zhvillua një konferencë për shtyp me mediat, ku konkurenteve iu dha mundësia të prezantohen. Ndërkaq, vajzat kanë nisur turin e përcaktuar nga drejtuesit e “Miss Globe”, ndërsa mbrëmjet shoqërohen nga darka pune ose karaoke.
Një prej takimeve të rëndësishme që kanë pasur “Deliart” dhe tri vajzat shqiptare ishte ai me shoqatën shqiptarokanadeze të Hamiltonit. Tashmë jemi në pritje të datës 8 tetor, në finalen e madhe të eventit të bukurisë, me shpresën se një nga vajzat tona do të vlerësohet me çmim nga juria.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
103/5
Sondazhi i ditës:
Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?
-
Sali Berishën
70.6%
-
Edi Ramën
25.1%
-
Nuk e di
4.4%
Vota total: 1903
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shkrimi i panjohur i “Washington Post” në vitin 1986: Refuzimi i ashpër i Ramiz Alisë ndaj Moskës, pas vdekjes së Enverit! Ndryshimi ka filluar...
6 Tetor, 18:59
-
Udhëheqësi i ri i NATO-s zotohet të rrisë mbështetjen për Ukrainën
6 Tetor, 18:49
-
Itali/ Shpërndanin kokainë në Perugia, arrestohen 2 shqiptarë të dyshuar! Njëri u kap në praninë e një 70-vjeçareje, dënohet dhe dëbohet
6 Tetor, 18:45
-
Kur është koha e duhur për të ngrënë darkë, efektet negative në shëndet nëse hani vonë
6 Tetor, 18:30
-
Ukraina, tundimi për t'i dhënë territore Rusisë në këmbim të anëtarësimit në NATO: ‘Si Gjermania Perëndimore’! Por Zelensky po frenohet
6 Tetor, 18:20
-
VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid
6 Tetor, 18:18
-
Qeveria me strategji të re/ S’ka më përjashtime nga taksat, mbështetja e bizneseve apo individëve do të bëhet me kompensime e financiare
6 Tetor, 17:58
-
Itali/ Shqiptari kapet me 3 kg kokainë të paketuar me “Rolex” dhe 48 mijë euro cash në banesë! Me precedentë penalë në trafikun e drogës, e tradhtuan lëvizjet
6 Tetor, 17:54
-
Sasia e duhur e magnezit që ju duhet çdo ditë për shëndetin
6 Tetor, 17:40
-
Terroristët e Iranit synonin të sulmonin Athinën, në shënjestër ndërtesa që strehon qendrën hebraike dhe një restorant
6 Tetor, 17:30
-
Man. United 'pa busull', katër ndeshje pa fitore! Chelsea barazon 1-1 në Londër kundër Nottingham
6 Tetor, 17:19
-
Të djathtët evropianë mbështesin Salvinin para vendimit gjyqësor për emigrantët
6 Tetor, 17:10