Gjithçka gati për "Miss Globe"
vajzat garë për 'kurorën shqiponjë'
Kurora e "Miss Globe 2015" është punuar nga argjendarë shqiptarë dhe mban simbolin e shqiponjës
Përgatitjet për finalen e madhe të "Miss Globe 2015" janë drejt fundit, ndërsa eventi është transferuar nga Shqipëria në Kanada në bashkëpunim me “Deliart Association”, pas marrëveshjes së Petri Bozos me palën kanadaze.
Vajzat më të bukura nga e gjithë bota janë sistemuar në Toronto, ku edhe do të zhvillohet spektakli i konkursit të bukurisë më datë 8 tetor. Ndërkaq është zbuluar edhe një tjetër detaj interesant që lidhet me kurorën e shumë-dëshiruar të Miss Globe.
Kurora është punuar me mjeshtëri dhe elegancë nga argjendarë shqiptarë dhe mban simbolin e flamurit shqiptar, shqiponjën dykrenare. Në këtë event marrin pjesë 3 vajza shqiptare: “Miss Shqipëria” – Sara Karaj, “Miss Mali i Zi” – Rajmonda Cukaj dhe “Miss Kosova” – Emnolina Begaj, ndërsa në total janë 54 bukuroshe nga e gjithë bota.
Më 25 shtator u zhvillua një konferencë për shtyp me mediat, ku konkurenteve iu dha mundësia të prezantohen. Ndërkaq, vajzat kanë nisur turin e përcaktuar nga drejtuesit e “Miss Globe”, ndërsa mbrëmjet shoqërohen nga darka pune ose karaoke.
Një prej takimeve të rëndësishme që kanë pasur “Deliart” dhe tri vajzat shqiptare ishte ai me shoqatën shqiptarokanadeze të Hamiltonit. Tashmë jemi në pritje të datës 8 tetor, në finalen e madhe të eventit të bukurisë, me shpresën se një nga vajzat tona do të vlerësohet me çmim nga juria.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
77/5
Sondazhi i ditës:
Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?
-
Të drejtë
12.8%
-
Të gabuar
84%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 257
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kim Jong Un kërcënon me luftë SHBA-në dhe Korenë e Jugut: Nëse sulmohemi do të përdorim armët bërthamore
4 Tetor, 13:58
-
Kaosi në Kuvend dhe protetsa e opozitës, Peleshi: Duam debat të fortë, por pa kaluar vijat e kuqe! Qeveria s’vihet në diskutim, s’ka arsye për qeveri teknike
4 Tetor, 13:50
-
Mario Mitaj ndryshon pozicion me Al-Ittihad, ekipi arab fiton me të titullar
4 Tetor, 13:47
-
Harris kritikon planin e Trump për paqen midis Ukrainës dhe Rusisë: Ish-presidenti do të detyrojë Kievin të lëshojë territor
4 Tetor, 13:42
-
E akuzon se fshehu pasurinë, SPAK kërkon 1 vit e 5 muaj burg për ish-kryetarin e Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe
4 Tetor, 13:37
-
Kaosi dhe djegia e karrigeve në Kuvend, PD ankimon përjashtimin e 24 deputetëve! PS i ‘fal’ për përplasjet e së enjtes
4 Tetor, 13:27
-
Spartak Ngjela: Çfarë duan këta dhe pse po dalin në shesh më 7 tetor?
4 Tetor, 13:17
-
Tritoli u vendos për të, por u vra një i pafajshëm, reagon Xhovana Nikolli
4 Tetor, 13:11
-
Ardian Ismajli në formacionin e shtatorit në Serie A
4 Tetor, 13:08
-
Ervin Salianji kërkon pezullimin e vendimit të Apelit që e dënoi me 1 vit burg, Gjykata e Lartë shqyrton kërkesën më 15 Tetor! Ja gjyqtari relator
4 Tetor, 13:02
-
Vodhi telefonin e babait, arrestohet 20-vjeçari në Durrës
4 Tetor, 12:55
-
Vidhnin biçikleta në Tiranë dhe më pas i shisnin, 2 në pranga
4 Tetor, 12:53