Gjithçka gati për "Miss Globe"
vajzat garë për 'kurorën shqiponjë'
Kurora e "Miss Globe 2015" është punuar nga argjendarë shqiptarë dhe mban simbolin e shqiponjës
Përgatitjet për finalen e madhe të "Miss Globe 2015" janë drejt fundit, ndërsa eventi është transferuar nga Shqipëria në Kanada në bashkëpunim me “Deliart Association”, pas marrëveshjes së Petri Bozos me palën kanadaze.
Vajzat më të bukura nga e gjithë bota janë sistemuar në Toronto, ku edhe do të zhvillohet spektakli i konkursit të bukurisë më datë 8 tetor. Ndërkaq është zbuluar edhe një tjetër detaj interesant që lidhet me kurorën e shumë-dëshiruar të Miss Globe.
Kurora është punuar me mjeshtëri dhe elegancë nga argjendarë shqiptarë dhe mban simbolin e flamurit shqiptar, shqiponjën dykrenare. Në këtë event marrin pjesë 3 vajza shqiptare: “Miss Shqipëria” – Sara Karaj, “Miss Mali i Zi” – Rajmonda Cukaj dhe “Miss Kosova” – Emnolina Begaj, ndërsa në total janë 54 bukuroshe nga e gjithë bota.
Më 25 shtator u zhvillua një konferencë për shtyp me mediat, ku konkurenteve iu dha mundësia të prezantohen. Ndërkaq, vajzat kanë nisur turin e përcaktuar nga drejtuesit e “Miss Globe”, ndërsa mbrëmjet shoqërohen nga darka pune ose karaoke.
Një prej takimeve të rëndësishme që kanë pasur “Deliart” dhe tri vajzat shqiptare ishte ai me shoqatën shqiptarokanadeze të Hamiltonit. Tashmë jemi në pritje të datës 8 tetor, në finalen e madhe të eventit të bukurisë, me shpresën se një nga vajzat tona do të vlerësohet me çmim nga juria.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
98/5
Sondazhi i ditës:
Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?
-
Të drejtë
40.5%
-
Të gabuar
53.2%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 7925
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta/ Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin
6 Tetor, 08:45
-
Wall Street Journal: Aventura e shkëlqyer e Jared Kushner e Ivanka Trump në ishullin e Sazanit! Rama: Nëse ndodh, do jetë një xhevahir në kurorën e Mesdheut
6 Tetor, 08:28
-
Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente
6 Tetor, 08:15
-
Përmbytjet në Vlorë, sot ndërhyhet për heqjen e ujit nga garazhet e pallateve! Dredha: Kemi bërë strategji të qartë
6 Tetor, 07:56
-
Celularët kanë krijuar një brez plot ankth. Vetëm se… jo të rinjtë, por prindërit
6 Tetor, 07:34
-
Mos harroni çadrën, temperatura deri në 20 gradë Celcius! Parashikimi i motit për këtë të dielë
6 Tetor, 07:19
-
Kujdes me vendimet që merrni... Ja çfarë parashikojnë yjet për ju sot
6 Tetor, 07:14
-
Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos
5 Tetor, 22:53
-
Hungari, mijëra protestues kërkojnë t'i jepet fund 'propagandës' së medias shtetërore
5 Tetor, 22:45
-
Fitorja kundër Bylisit, Partizani merr komandën e Superligës! Egnatia thyen Skënderbeun në Korçë
5 Tetor, 22:36
-
Gjenerali polak: Varshava duhet ta forcojë ushtrinë dhe ta përgatisë për luftë
5 Tetor, 22:35
-
Bajram Peçi: Mashtruesi i etur për destruktivitet
5 Tetor, 22:22