Klubi i Skënderbeu me anë të një postimi në faqen zyrtare të Facebook-ut ka dhënë një lajm të shumë pritur për tiozët.
Në postim shihet një komunikatë që ka klubi i Skënderbeut ka patur me CAS, ku thuhet se vendimi final do të merret në muajt e ardhshëm, por ende nuk ka një datë të caktuar.
"Të dashur sportdashës dhe tifozë,
Në përgjigje të interesit tuaj mbi çështjen që po zhvillohet në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv po publikojmë letrën zyrtare të zyrës ligjorë që po mbron interesat e klubit.
Ky është i vetmi informacion që mund të bëjmë publik momentalisht. Lutemi të mos bini pre e aludimeve dhe lajmeve pa fund mbi çështjen në fjalë.
Shpresojmë për më të mirën!
Me respekt,
KF Skënderbeu"