Gjithçka që duhet të dini për kancerin e gjirit / Ushqimet dhe bimët vrastare të qelizave kancerogjene

Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report Tv me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja flasim në kuadër të Tetorit Rozë për kancerin e gjirit, këshilla sesi ndikon natyra, bimët që zvogëlojnë dhe frenojnë qelizat kancerogjene.  

“Pse mua?” - e nis kështu bisedën Ylli Merja. “Pas një eko e cila rezulton në prekje të kancerit të gjirit, shumë vajzave dhe grave i ngacmohet sistemi nervor duke sugjestionuar më shumë sëmundjen dhe sa më i dobët të jesh, aq më shumë mund t’a humbasësh betejën në luftë me kancerin. Ju nuk jeni vetëm, keni shumë njerëz që do ju mbështesin dhe mbi të gjitha është një natyrë që fuqishëm mbron organizmin” vijon Merja.

Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja rendit disa nga faktorët që ndikojnë në zhvillimin e kancerit të gjirit:

- Historia familjare

- Faktorët hormonalë, rritja e progresteronit dhe estrogjenit

- Gjenet që shkaktojnë kancer quhen proto-onkogjene. Këto gjene kontrollojnë rritjen e qelizave si rriten dhe vdesin qelizat e trupit

- Pirja e duhanit

- Mbipesha

- Ekspozimi ndaj rrezatimit

- Terapia për zëvendësim hormonesh (qelizat onkogjene nuk i kontrrollojnë më rritjen e qelizave dhe ato rriten pambarim)

- Alkooli, shpërbërja e tij jep një produkt toksik acetaldehid që nxit rritjen e nivelit karcinogjenik

- Kolesteroli i lartë, kanceri ushqehet nga kolesteroli

- Mishi i pjekur formon amina heterociklike, rrit rrezikun e shfaqjes së karcinogjeneve

Ylli Merja u ndal dhe në llojet e kancerit të gjirit dhe fazat e tij, duke analizuar këtë organ dhe duke dhënë dhe disa këshilla për vajzat dhe gratë.

“Sa më herët të zbulohet dhe në një fazë sa më të vogël, aq më shumë mund të ndërhyjmë me bimët mjekësore. Kujdesi me ushqimin është themelor, pasi ka një sërë ushqimesh që frenojnë dhe ndalojnë zhvillimin e qelizave koncerogjene. Gjithashtu i rëndësishëm është dhe kontrolli i Pehashit në organizëm, mbajtja e një Pehashi në vlerat 6.7 – 7.5 në një mjedis bazik (duke konsumuar ujë me sodë buke nëse kemi probleme) krijon një mjedis jo të mirë për qelizat kancerogjene” thekson Merja.  

Vetëkujdesja është parësore duke filluar menjëherë një ndryshim në stilin e jetesës dhe në dietën ushqimore, vijon Merja, sigurisht pa lenë pas dore vizitat, këshillimin dhe trajtimin me mjekët specialistë.

Specialisti i mjekësisë bimore Ylli Merja, tregon hap pas hapi trajtimin alternativ me ushqime dhe bimë mjekësore të cilat ndihmojnë në frenimin e qelizave kancerogjene:

-         Vetëbesimi, siguria në vetvete është hapi i parë drejt suksesit

-         Largohuni nga produktet e përpunuara të marketeve dhe fokusoheni në fruta dhe perime sa më të freskëta dhe bio, pa toksina dhe pesticide

-         Përdorni mishin e zier mirë 2-3 herë në javë (sa më gjatë të piqet mishi aq më amina heterociklike prodhohen, këto ushqejnë tumoret)

-         Bëni gjumë të qetë sidomos nga ora 24.00 deri në 05.00 (Melatonina frenon kancerin, gjendra pinale e quajtur ndryshe syri i tretë prodhon hormonin melatoninë)

-         Bëni jetë aktive duke bërë ushtrime dhe ecje 5-6 herë në javë nga 1 orë (aktiviteti ul estrogjenin)

-         Mbani një kolesterol brenda normës, jo më lart se 240 mg/dl (tumoret thithin shumë kolesterol)

-         Konsumoni fibra, 8-10 gr fibra në ditë mbrojnë mbi 60 % të femrave nga tumoret (fasule e zezë, tërshërë, thjerrëza, etj)

-         Në lëkurat e mollës gjendet një gjen frenues i tumorit që quhet maspin. Maspini është një nga mjetet që trupi ynë e përdor për të mbajtur sa më larg tumorin

-         Konsumimi i perimeve dhe brokolit rrit aftësinë detoksifikuese të mëlçisë

-         Konsumoni brokol, fara ose filiza të brokolit, pasi përmbajnë sulforafan – vrasës i qelizave kancerogjene

-         Farat e lirit përmbajnë Omega 3 dhe përbërës të polifenoleve shdërrohen në sulforafan (polifenolet shtypin qelizat kancerogjene)

-         Soja, rregullon, selekton receptorët e estrogjenit alfa dhe beta në trup, ndërsa izoflavonet tek soja riaktivizojnë gjenet BRCA 1 dhe 2, gjenet që luftojnë kancerin e gjirit (tumoret e gjirit i godasin këto gjene gjatë një procesi të quajtur metilim dhe favorizon metastazat e tumoreve). Izoflavonet e sojës rikthejnë funksionin e mbrojtjes të gjenit BRCA duke hequr “këmishën” e forcës prej metili që tumori kishte tentuar të “vishte”

-         Rrushi i zi, vera e kuqe, cipat e rrushit dhe farat e rrushit. Flavonoide dhe OPC proantocianidina oligomerike frenon veprimtarinë e enzimës, sinteza e estrogjenit (ky hormon ushqen tumorin)

-         Luleshtrydhet, shegët, kërpudhat, çaji i gjelbër mund të frenojnë rritjen e enzimës së estrogjenit që ushqen kancerin

-         Bajamet e egra dhe farat e kajsisë përmbajnë vitaminë B15 dhe B17. Këto acide rikthejnë funksionin mbrojtës të gjenit BRCA, heqin këmishën prej metili që tumori mbështillet

-         Tambëlgjaku, chelidonina largon toksinat nga trupi, fuqizon punën e mëlçisë dhe pankreasit

-         Lulet e rradhiqeve, gjethet dhe rrënjët

-         Pelina e ëmbël, artemisinë

-         Fontainae picrospermum, frutat dhe vaji frenuese dhe vrasëse të kancerit të gjirit

-         Hudhrat, geraniumi që ndodhet te hudhra vret qelizat kancerogjene në lëkurën e gjoksit

-         Efedra përmban efedrinë

-         Vajrat bimore si bari i bletës, vaji i pelinës së ëmbël, sherebela, livando, qetësojnë sistemin nervor.

SHËNIM i REDAKSISË: Çdo i sëmurë ka veçoritë e tij, ndaj për raste të sëmundjeve të rënda, duhet gjithnjë këshillimi me mjekët. Ky artikull nuk mund të përdoret për të sugjeruar një autokurim.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025