-
GJKKO shpall të pafajshëm ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi akuzohej nga SPAK-u për fshehje të pasurisë (VENDIMI)
Gjykata e Posaçme e shkallës së parë shpall të pafajshëm ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi, i cili akuzohej nga SPAK-u për fshehje të pasurisë. Sipas vendimit të gjykatës, "fakti penal objekt akuze nuk provohet se ekziston si i tillë", duke rrëzuar kështu akuzat e ngritura nga Prokuroria e Posaçme
7 Korrik, 16:33 -
Treshja e dosjes Partizani/ Ulliri dënoi dy ish-kryebashkiakë të PS! Palloj, gjyqtare e dosjeve ‘big’! ‘Sikletet’ e Ndrecës me vettingun dhe dosjen 339
Kush janë tre gjyqtarët e caktuar me short për të gjykuar ish-kryeministrin Berisha në një prej dosjeve që pritet të tërheqë vëmendjen më të madhe publike. Skeda na njeh me historinë e 3 togave të zeza, përballja me vettingun dhe dosjet më të bujshme.
2 Qershor, 13:14 -
Afera Partizani/ Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do gjykojnë Berishën, dhëndrin e 3 të tjerët! Elsa Ulliri kryesuese
Elsa Ulliri, Bib Ndreca dhe Rudina Palloj janë treshja gjykuese për dosjen e aferës Partizani. Brenda 10 ditësh duhet të caktojnë datën e seancës së parë të gjyqit në themel.
2 Qershor, 11:17 -
'Ura'/ GJKKO lë në burg 11 anëtarët e grupit të trafikut të drogës, 3 detyrim paraqitjeje! Avokati i Morinës: SPAK të caktojë episodet për secilin (VENDIMI)
Afro 5 orë ka zgjatur seanca për 14 personat e arrestuar me urdhër të SPAK në kuadër të operacionit "Ura" dhe më shumë se një orë tërheqja për vendim e gjyqtares. Lihen në "arrest me burg" 11 nga të arrestuarit në Shqipëri, "detyrim paraqitjeje" për avokatin Armand Tragaj, që gjatë seancës iu lut gjyqtares për zbutje mase, për shkak të tre familjarëve të sëmurë dhe gruas me fëmijë të vogël. E njëjta masë dhe për Ervis Deti e Bexhet Mema. Mes personave të ndaluar, edhe ish-efektivi i RENEA, Altin Morina
23 Maj, 15:00 -
-
Abuzimi me fondet e BE në SASPAC, zgjaten me 3 muaj afatet e paraburgimit për Ilir Beqajn dhe Ermal Kurtulajn! GJKKO rrëzon kërkesën për ndryshim të masës së sigurisë
GJKKO pranoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për zgjatjen e afateve të paraburgimit për Ilir Beqajn dhe Ermal Kurtulajn. Ndërsa rrëzoi kërkesën e tyre për zbutje të masës së sigurisë, nga 'arrest në burg' në 'arrest shtëpie'.
30 Dhjetor 2024, 16:11 -
Vrasja e Malkos, dëshmon Leonard Duka: S'kisha konflikte me Martinajn, më prezantoi Santiagon! Përplaset me prokurorin: I paaftë, vetëm gjyshen në varr s'ma shpalle në kërkim
Leonard Duka, i akuzuar si porositësi i vrasjes së ish policit Santiago Malko ka dëshmuar në seancën e sotme. Ai ka mohuar se ka lidhje me vrasjen e Malkos. Gjithashtu Duka ka mohuar që të ketë pasur ndonjë konflikt për Vis Martinajn, ndërsa është përplasur edhe me prokurorin Behar Dibra.
24 Tetor 2024, 14:04 -
Gjyqi ndaj Leonard Dukës nis me tensione e përplasje në GJKKO! Nëna e Santiago Malkos: O maskara, ma vrave djalin 25 vjeç! Si del ti aty, dënojeni me vdekje!
Debate, përplasje dhe tensione mes palëve. Nëna e të vrarit Malko tenton ti afroht tek kafazi i qelqtë ku ishte i pandehuri. “Ushtari i Ervis Martinajt”, akuzoi prokurorin e SPAK si "të njëanshëm" dhe i kërkoi të 'mos korruptohet'
2 Tetor 2024, 14:31 -
Inceneratori i Elbasanit, nis procesi në GJKKO, nën akuzë 10 të pandehur dhe 2 kompani! S'ka vendim për 'gjykimin e shkurtuar', shqyrtohet gjatë procesit në themel
Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar edhe Korrupsionit ka vendosur fillimin e gjykimit për dosjen e inceneratorit të Elbasanit, me 10 të pandehur dhe dy kompani nën akuzë. Ka qenë gjyqtarja Rudina Palloji që ka marrë vendimin, ndërkohë që është refuzuar, të paktën për momentin për t'u parë më pas në gjyqin e themelit, kërkesa për gjykim të shkurtuar të shumicës së të akuzuarve.
21 Shkurt 2023, 12:22 -
