1763830502_1763810072WhatsAppImage20251122at11.10.071.jpeg

GJKKO vendosi sot të lërë në fuqi masën pezullim nga detyra dhe ndalim të daljes jashtë shtetit për Belinda Ballukun, në një seancë që zgjati më shumë se 3 orë e gjysmë. 

Gjatë seancës, në një moment Balluku është shprehur se pezullimi i saj krijon vakum në qeverisje, duke pyetur:

“Nëse Edi Rama largohet jashtë vendit, kush do të thërrasë mbledhjen e qeverisë?” Gjykata i ka tërhequr vëmendjen se po jepte vlerësime me natyrë politike.

Po ashtu, Balluku ka kundërshtuar edhe masat për dy vartësit e saj, duke argumentuar se Elezi duhet të jetë aktiv për shkak të situatës së vështirë hidrike në KESH, ndërsa Gjyli, sipas saj, duhet të jetë në terren për menaxhimin e problemeve të shkaktuara nga moti i keq dhe gjendja e rrugëve.

“Ne, si qeveri, e kemi dërguar këtë çështje për shqyrtim, të njëjtën gjë duhet të bëni edhe ju”, mësohet të jetë shprehur Balluku, sipas gazetares Klodiana Lala.


Lajmi kryesor:

GJKKO lë në fuqi pezullimin nga detyra, Balluku: Keni bllokuar gjithë vendin! Konfirmohet arresti shtëpiak edhe për dy vartësit (VENDIMI)