TIRANË - Belinda Balluku, mbërriti në Gjykatën e Posaçme për verifikimin e kushteve të masës së sigurisë, pezullim nga detyra dhe ndalim të daljes jashtë shteti, 7 minuta para orës 09:00 kur ishte parashikuar nisja e seancës.
Më shumë se 20 minuta para orarit në gjykatë u paraqitën në shoqërinë e efektivëve të rendit, vartësitë e saj, kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli dhe ai i KESH-it, Erald Elezi, për të cilët gjykata nuk ndryshoi vendim dhe i la në masë “arrest shtëpie”.
Që në fillim mbrojtja kërkoi kohë për njohjen me aktet, kërkesë që gjykata e pranoi dhe shtyu seancën për 2 orë. Këto minuta, Balluku vendosi t’i shpenzojë duke u larguar nga gjykata. Zv/Kryeministrja e pezulluar nga detyra, në çdo rast nuk i përgjigj interesit të lartë të medias dhe mbeti e heshtur.
Pas rinisjes, më shumë se 3 e gjysmë nuk mjaftuan që ajo dhe mbrojtësit e saj të bindin gjykatën se masa ishte e paligjshme. Në dalje, nuk pranoi të komentojë vendimin e gjykatës.
Por brenda sallës së gjyqit, ku gjyqtari Erion Çela nuk ndryshoi asgjë nga ajo që firmosi më 19 nëntor, Belinda Balluku tentoi të bind për të kundërtën, gjatë tentativës për të argumentuar se masa ndaj saj ishte e jashtëligjshme. Balluku ka pretenduar në seancë se ka pozicion kushtetues dhe sipas saj nuk mund të pezullohet nga GJKKO, duke theksuar se me një masë të tillë ndaj të marrë ndaj saj është bllokuar i gjithë vendi.
"Si është e mundur që unë, një funksionar kushtetues, të pezullohem kur Kushtetuta nuk parashikon pezullim për funksionarët si unë, për të cilët dihet qartë si emërohen dhe si shkarkohen? Ju keni bllokuar të gjithë vendin me këtë veprim që keni kryer. Mesazhet në ËhatsApp janë nxjerrë jashtë kontekstit; unë kontrolloj mbarëvajtjen e punës, nuk i them askujt “ishalla mos fitojë filani, mbaje mend”, ka deklaruar ajo.
Ndërkohë, vartësitë e saj në “arrest shtëpie” pretenduan se nuk kishin kontakt me Ballkun pasi në kohën që dyshohet se janë kryer komunikimet, nuk kanë qenë drejtues.
Gjykata e Posaçme, në vendimin e firmosur në datën 19 nëntor argumenton se masa pezullim nga detyra nuk ka ndalim për funksionin e saj si zv/Kryeministre apo ministre e Infrastrukturës, dhe si e tillë mund të merret. Kjo masë nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur, deputetë, kryetar bashkie dhe anëtarët e këshillave bashkiakë, gjë që në këtë rast Belinda Ballukut nuk i cenohet detyra e saj si deputete dhe mund ta ushtrojë funksionin e saj në Kuvendin e Shqipërisë.
Belinda Balluku Balluku u mor e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogorasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht, por dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të Lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës. Për të dy tenderët, me vlerë 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës. Gentian Gjyli dhe Erald Elezi akuzohen për shkelje të barazisë në tendera për ndërtimin e tunelit të Llogorasë. Elezi është i dyshuar edhe për tenderin e Lotit 4 të Unazës së Madhe.

Kliko këtu për të lexuar vendimin e GJKKO

GJKKO vendosi sot të lërë në fuqi masën pezullim nga detyra dhe ndalim të daljes jashtë shtetit për Belinda Ballukun, në një seancë që zgjati më shumë se 3 orë e gjysmë.
Gjatë seancës, në një moment Balluku është shprehur se pezullimi i saj krijon vakum në qeverisje, duke pyetur:
“Nëse Edi Rama largohet jashtë vendit, kush do të thërrasë mbledhjen e qeverisë?” Gjykata i ka tërhequr vëmendjen se po jepte vlerësime me natyrë politike.
Po ashtu, Balluku ka kundërshtuar edhe masat për dy vartësit e saj, duke argumentuar se Elezi duhet të jetë aktiv për shkak të situatës së vështirë hidrike në KESH, ndërsa Gjyli, sipas saj, duhet të jetë në terren për menaxhimin e problemeve të shkaktuara nga moti i keq dhe gjendja e rrugëve.
“Ne, si qeveri, e kemi dërguar këtë çështje për shqyrtim, të njëjtën gjë duhet të bëni edhe ju”, mësohet të jetë shprehur Balluku, sipas gazetares Klodiana Lala.
Belinda Balluku është rikthyer sërish në ambientet e GJKKO-së pas më shumë se një ore kur doli. Seanca pritet të rinisë, pasi u shty për dy orë për shkak se avokatët kërkuan kohë të njihen me aktet.
Belinda Balluku ka dalë nga GJKKO pas më pak se një ore qëndrimi brenda në sallë. Ajo nuk pranoi që të flasë për mediat. Ndërkohë që seanca është shtyrë me dy orë pasi mbrojtja ka kërkuar kohë që të njihet me aktet. Balluku u paraqit për verifikimin e masës së sigurisë ndalim daljeje jashtë vendit dhe pezullimit nga detyra.
Balluku është marrë zyrtarisht e pandehur për tenderin e tunelit të Llogarasë, ndërsa është nën hetim për lotin 4 të Unazës së Madhe, të cilët kapin vlerën e 210 mln eurove. Dy ditë më parë, GJKKO e pezulloi nga detyra si zëvenës kryeministe dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe e ndaloi të dilte jashtë vendit.
Kreu i ARRSH, Gentian Gjyli, dhe Erald Elezi, aktualisht drejtor i KESH, kanë shkuar mëngjesin e së shtunës në GJKKO, ku pritet të mbahet seanca për verifikimin e masës së sigurisë. Ata janë lënë në arrest shtëpie pasi akuzohen për shkelje të barazisë në tendera për ndërtimin e tunelit të Llogarasë.
Elezi është i dyshuar edhe për tenderin e lotit 4 të Unazës së Madhe.
Komente












Me vendimet e fundit spaku ka treguar qe I sherben pd , mbron kriminelet dhe denon ata qe e ndryshuan Shqiperine .Kapet pse ja dha kontraten ketij dhe pse sja dha atij ..o spak si è do ujin gomari te ngrohte apo te ftohte ? Urgjentisht qeveria duhet te vere doren ne riformimin e drejtesise , shkri spakun dhe çoi ne banken e te akuzuarve keta prokurore , bashke me prokurorin qe ishte pjese e grupit te çiftelis ne kohen e saliut .
PërgjigjuNuk eshte fundi i botes se ju pezulluan juve,Toka rrotullohet,shiu vazhdon te bjere,Dielli shkelqen,Shqiperia vazhdon te jetoje,pastaj per cfare e kemi Kryeministrin qe ka marre persiper te jete supervizor per cdo gje,pavaresisht ministrave e drejtoreve qe marrin rrogen nga taksat e popullit e mbajne postet ne zyra?! Ramen e kemi kudo,qe nga perzgjedhja e projekteve e ndjekja e punimeve,shembja e tendave e deri tek mbledhja e plehrave.Sa per ate se kush e mbledh qeverine ne mungese te Rames,jo qe Rama nuk eshte larguar kurre me shume se nje-dy dite,keshtu qe vetem lufta eshte urgjente, por cdo gje tjeter mund te shtyhet,s.d.q ka ardhur koha qe te kemi dy zev/kryeministra e nje zev/president (nese nuk kemi),per te evituar ngerce te tilla.
PërgjigjuPrandaj duhet te shkarkohesh pasi edhe ti si puna e rivalit tend nuk e kupton se duhet te japesh doreheqjen.
PërgjigjuAsgje ska per te ndodhur fare fare. Ja u garantoj qe ska per te ndodhur gje edhe e gjitha eshte show mediatik me buje te madhe. Asgje fare ska per te ndodhur per ju qe thoni qe do behet nami. Asgje fare.
PërgjigjuBOMBA E MADHE PLASI,,,,SHQIPERIA U VODH...DHQIPETARET IKEN,,,,DUHET NJE QEVWRI E RE QE NUK VJEDH...NDRYSHE NS POLLI BELAJA..... .
PërgjigjuBela mafia e beri komandantin te kerceje nga belaja te shkretin.Erjonin e dogji tani po dogji belen digjet dhe vete.Me mire I leverdis te kerceje dhe pak tek tubi I Mafies mavriu sa ti vije fleta! Tik-tak...
PërgjigjuShqiperia ka nevoje per doreheqjen e balluk
PërgjigjuKjo ka marr peng Edi Ramen, ky nuk ka guxim ta shkarkoje qe i bie ne kete moment vendi eper here te pare eshte ne dore te mafias qe e ka vene Balluken aty dhe i ben shantazh KM. Rama duhet te jap doreheqjen vet dhe te ver nje prestanome si Majkon qe te pakten te rregulloj biografine ne aparence
PërgjigjuMinistres :), bablok zv minister dhe minister, nuk ka prapashtesa es pes a ca doni, nuk ndjek gjinine. Minister si mashkull si femer kaqol
PërgjigjuUne propozoj qe Rama te beje Ministre te Infrastruktures Zeqinene. I ngjan shume Beles.
PërgjigjuKjo asht nji padrejtesi me denu kyt hajne,te denohet nje femer vetem pse asht e bukur dhe e divorcume kjo nuk na gzon por na idhnon.Po sikur mos te gjinet hajn tjeter me zevensu e na si popull te ngelena si m... pa autostrada pa rruge e pa tunele.
PërgjigjuNuk ngelesh pa gje jo, ke nevojtoren e SHQUP-it!